U përdorën "15", çka do të ndodhë nëse përdorën 20 kg eksploziv kundër Kosovës? - NACIONALE

U përdorën "15", çka do të ndodhë nëse përdorën 20 kg eksploziv kundër Kosovës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Fadil Kajtazi

Që nga viti 2002 ose 2003, kur Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, në fetfatë e të premteve në RTK pati deklaruar se (parafrazoj) “Kosova nuk ka nevojë për KFOR-in, ka mundësi të mbrohet vet, sepse mund të mobilizoi 250 deri në 500 mijë ushtarë”, më kurrë nuk e kam marrë për serioz dhe kurrë nuk e kam dëgjuar se çfarë flet.

Dikush që nuk e kupton se 500 mijë njerëzve të mobilizuar, të paktën në ditë shteti duhet t’i siguroj një byrek, që pa jogurt kushton 1 euro dhe për këtë furnizim shtetit në ditë do t’i duheshin 500 mijë euro, (nëse lufta zgjatë një vit, vetëm për byrek do të duhen: llogarit 500.000 X 365), e kupton deficiti që ky person ka në njohje.

Me që deklaratat e kryeministrit nuk më bëjnë përshtypje dhe nuk i dëgjoi, sot në mëngjes, një miku im më dërgoj në deklaratë tjetër të kryeministrit në fushën e mbrojtjes, e cila më shqetësoi dhe më detyroi ta bëjë këtë reagim.

Mes tjerash, kryeministri, duke e minimizuar rolin e SHBA-ve dhe BE, për sigurinë e Kosovës, në Gjilan paska deklarua se: “... për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe Komandantin Bashkim Jasharin”.

Ai i cili i pari do të duhej t’i reagonte kryeministrit për këtë deklaratë (së paku në mënyrë interne) do të duhet të ishtë gjenerali Jashari. Por se për çfarë arsye Kosova nuk ka kapacitete të mbrohet nga Serbia pa aleatët, po e shpjegojmë në vijim:

Së pari, Siguria Nacionale e një vendi, varët nga tre faktorë strategjik: 1. Politika ekonomike 2. Politika e jashtme 3. Politika e mbrojtjes.

Kombinimi i këtyre faktorëve varët nga rrethanat që imponon mjedisi gjeopolitik, dhe ky mjedis gjeopolitik, Kosovës i imponon pa tjetër mbështetjen të politika e jashtme (aleatët), për arsye se pa këtë faktor, Kosova në raport me armikun potencial Serbinë, ka deficite në politikën ekonomike dhe të mbrojtjes. Se si manifestohen këta faktor në rrafshin operacional, po përpiqemi të shpjegojmë mbi bazën e raporteve ekzistuese, që këshilltarët për siguri dhe mbrojte të kryeministrit duhet ti dinë mirë dhe mos ta lejojë atë që të lajthitë.

Lufta si fenomen shoqëror, zhvillohet e ndikuar nga faktorët strategjik: moral, material, hapësirë, kohë. Në faktorët moral bënë pjesë njeriu me eksperiencën e tij dhe vullnetin për luftë.

Në faktorët material bëjnë pjesë armët dhe pajisjet luftarake, kurse në atë natyror bëjnë pjesë koha, moti dhe terreni.

Sa i përket faktorit moral, njeriut, në rast të një lufte eventuale, ushtria e Kosovës duhet të mobilizoi në mënyrë efektive potencial njerëzor, për t’u përballur me së paku 33 batalione të tri brigadave, që ushtria serbe ka rreth kufirit të Kosovës.

Llogaritja klasike se ai që sulmon duhet të ketë raport me 1/3, në këtë rast nuk aplikohet, nga e qet jashtë loje faktori teknik dhe ai hapësirë.

Pasi brigada serbe është e organizuar jashtë standardit, sipas divizionit klasik (10 deri 11 mijë ushtar), i bije se pa xhandarmërinë, serbet rreth Kosovës kanë 30 mijë ushtar. Për t’u përballuar ky kontingjent, i bie se ushtria e Kosovës duhet të ketë në gatishmëri 30 mijë ushtarë në tri drejtime dhe 10 mijë rezervë.

Në kushtet e regjistrimit të fundit kur në Kosovë dolën mezi 1.7 bilion banorë, kush është ai dhe si do t’i mobilizoi 30 mijë ushtar!? Edhe nëse mobilizohen, cili do ë ishte ndikimi në ekonominë e vendi: këta 30 mijë burra e gra do t’i mungonin tregut të punës, jetës sociale, shtimit natyral.

Së dyti, sa i përket faktorit teknik, ushtria e Kosovës do të duhej të ketë në dispozicion për t’u përballur me së paku 500 tanke dhe mjete të blinduara, me mbi 100 aeroplan dhe helikopter dhe me mijëra dron “kamikaz”, me të cilët ushtria serbe është furnizuar kohët e fundit.

Ky potencial minimaliasht do të dukej kështu: Në tre drejtimet, në atë të Ibrit, Merdarit dhe Moravës; ushtria e Kosovës do të duhej të ketë në dispozicion nga 100 tanke, të cilat do të jenë më të përsosura se ai i ushtrisë serbe T-72.

Duhet të ketë se paku tre regjimente aktive dhe një rezervë të obusëve 155 mm. Duhet të ketë të paktën tre deri në katër sisteme të mbrojtjes kundërajrore strategjike, e cila mbulon hapësirën ajrore të Kosovës; së paku nga një regjiment taktik të mbrojtës kundërajrore, për secilin batalion në vijë të frontit, për ta mbrojtur nga dronët dhe helikopterët. Së paku nga një regjiment taktik të mbrojtjes kundërajrore për secilin qytet, për ta mbrojtur nga dronët kamikaz. Duhet te këtë aviacion luftarak jo vetëm për t’u mbrojtur nga aviacioni luftarak serb, por edhe për t’i pamundësuar artilerisë klasike serbe dhe asaj reaktore që të afrohen në distancë nga ku rrezja e tyre e larghedhjes, arrijnë të godet pikat strategjike në Kosovë.

Pa përmendur shërbimet përcjellëse, e gjithë kjo teknikë e nevojshme, kushton së paku 100 buxhete të Kosovës.

Edhe me kushtin e posedimit të kësaj teknike, faktori hapësirë, nuk i garanton Kosovës mbrojtje efektive. Kjo për arsye se hapësira e territorit që ka Serbia, asaj i siguron prapavijë strategjike, të cilën në nuk e arrijmë dotë edhe me kushtin nëse e sigurojmë këtë armatim. Serbët në komoditet mundë të zhvillojnë luftë me ne pa e prishur fare terezinë e jetës ekonomike e shoqërore. Kosova për së gjati ka rreth 160 kilometra dhe për së gjeri 140.

Në këtë hapësirë, e gjithë infrastruktura strategjike e Kosovës, ndodhët në rrezen e goditjes se artilerisë kaliske. Kështu, Prishtina, si kryeqendër ku janë të vendosura institucionet vitale: presidenca, qeveria, kuvendi, shtabi i përgjithshëm, KEK, liqenet akumulues të ujit të pijshëm i Përlepnicës, Badovcit, Batllavës, mundë të goditen me artileri klasike 155 mm, pa e kaluar kufirin as një ushtarë serb, pasi rrezja e saj e goditjes së saj është deri në 43 km.

Vetëm "15 kilogramë" eksploziv të përdorur në kanalin e Ujmanit, rrezikuan që Kosova të paralizohej për ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Çfarë do të ndodhte sikur të ishin përdorur 20?

Ky rast do të duhej t’i shërbente “strategëve” qeveritar për të kuptuar mundësinë e mbrojtjes pa aleat. Në anën tjetër, kjo FSK që është sot, pa u sforcuar, është e mjaftueshme për ushtrinë e Serbisë, nëse Kosova është e integruar në BE, NATO dhe marrëdhënie speciale me SHBA.

Presidentja dhe kryeministri dukshëm i kanë cenuar këto marrëdhënie.

Për këto çështje, i kërkoj mejdan të gjithë strategëve qeveritar në cilindo medium të Kosovës

Lajme të ngjashme