Triumfi i lirisë: Vetëm 25 vite më parë ishim afër shfarosjes kolektive - NACIONALE

Triumfi i lirisë: Vetëm 25 vite më parë ishim afër shfarosjes kolektive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Familje të ndara, shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të thyer nga dhuna dhe terrori. Një fushatë e paimagjinueshme e terrorit nga regjimi i Milosheviçit që për synim kishte shfarosjen kolektive etnike të shqiptarëve të Kosovës.

Në mes të kësaj krize humanitare, NATO filloj fushatën e bombardimeve kundër forcave dhe infrastrukturës së Serbisë. Kjo ishte e demosdoshme për të ndaluar masakrat dhe për të përfunduar dhunën dhe vuajtjen e qindra mijëra civilëve të pafajshëm në Kosovë. Për të mbrojtur parimet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Sot në këtë 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ne kemi obligim gjithashtu të shofim rreth të ardhmës dhe të konfirmojmë angazhimin tonë për paqen, stabilitet dhe krijimin e një shoqërie me mundësi të barabarta.

Shumë herë, lutërat shmangen duke punuar gjatë paqës. Duke zhvilluar dhe konsoliduar shtetësinë dhe sidomos duke rritur kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Ka modele dhe vende ku edhe përmes lidhshmërisë ekonomike, luftërat bëhen të pakuptimta, por për këtë nevojiten qeveri e akter racional e të arsyeshëm në këtë rajon të trazuar.

Ne kemi detyrë të fokusohemi tek konsolidimi dhe vet-qëndrueshmëria e shtetësisë, lirisë dhe të punojmë që të sjellim prosperitet për qytetarët dhe komunitetet tona. Mbi të gjitha, të bëjmë atë që duhet dhe nevojitet që të sigurohemi që përvojat e dhunës dhe luftës mos të përsëriten më në këto territore dhe tek shoqëria jonë, e cila edhe ashtu ka kaluar shumë eksperinca të hidhura në të kaluarën.

Sot është një ditë dhe datë të i themi faleminderit alenacës ushtarake NATO për intervenimin dhe angazhimin gjatë vitit 1999, por edhe pastaj. Lufta jonë për lirinë dhe drejtësinë nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen dhe ndihmën tuaj.

I jemi mirënjohës NATO-së për çdo përpjekje dhe sakrificë që kenë bërë për të siguruar lirinë, paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Faleminderues për secilin veprimin tuaj në kohë shumë të nevojshme për ne.

Por puna dhe detyra jonë e përbashkët nuk ka përfunduar ende. Ne duhet të vazhdojmë rrugëtimi derisa Kosova të bashkohet dhe anëtarësohet në NATO, moment ky që mund të çimentoj paqen dhe stabilitetin e shumë nevojshëm në Ballkanin Perendimor.

Lajme të ngjashme