Tregu i Kosovës po pushtohet nga mallrat e Serbisë, me lejen e Kurtit
Kosova po vërshohet nga mallrat serbe që po futen nga territori jonë dhe po shiten në Kosovë.
Saga e mallrave serbe edhe të bërit politike me mallrat serbe, ka datu në vitin 2017-2019 gjatë kohës kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, i cili ia futi një taksë 100% taksë mallrave serbe edhe tha se kush do prej Serbisë me shitë mallra në Kosovë, duhet ta paguante këtë taksë.
I dyfishoi vlerën e prodhimeve serbe me shpresën që po ngjalleshin prodhimet këtu në Kosovë dhe të zëvendësoheshin gradualisht prodhimet serbe me prodhimet e Kosovës.
Taksa ia hënri krytë Ramushit sepse këmbënguli thoshte nuk e hjeki taksën kurrqysh. U pat bë një polemikë e madhe atë kohë.
Çka ndodhi?
U pat bë koalicioni LDK-Vetëvendosje. Edhe ata e mbajtën taksën. Mandej u rrit presioni i amerikanëve, iu thanë qysh i patën thënë Ramushit: hiqeni taksën.
Isa Mustafa i pati dhënë ultimatum Albin Kurtit, i tha hiqe taksën ose po të heqim prej këtu sepse nuk prishemi me Amerikën për një taksë që na e ka lënë Ramushi. Albini tha: nuk e heqi.
Mandej, Agim Veliu e pati dhënë një intervistë diku, pati folë diçka. Edhe ra Qeveria.
Mandej, vjen një intervistë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, edhe kur i pyeti Ermal Panduri, se çka doni me bë me reciprocitet? Sepse Albini atë kohë thoshte: taksa nuk është kurrgjë, ne do t’ua rrasim reciprocitetin.
Reciprociteti thoshte është çka është, edhe brenda disa ditëve jo po disa javëve ne e qesim reciprocitetin.
Prit reciprcitet – hiç, prit – hiç.
Kaloi një kohë e gjatë, thonin: jo po i këqyrim do dokumente në Ministrinë e Tregtisë, që kur ta qesim reciprocitetin me e qitë mirë, demek me e ngulë qaty.
Këta duke u përgatitë për reciprocitet, ndodhi Banjska në veri, aradhat terroriste serbe edhe Kosova vendosi me i blloku mallrat serbe totalisht.
Mandej, u rrit presioni i Gjermanisë. Thanë: a po e hiqni? Jo s’e heqim. Hiqne se po iu heqim prej CEFTA-s.
Nejse, pse po e rikujtoj këtë.
Sepse Albin Kurti ua ka hëngër krytë, ka rrotullu kamionë.
Taksa dhe bllokada e mallrave serbe kanë hëngër kryeministra. Ky (Kurti) iu dilke kamionave. Tash çile guri gojën.
As nuk ka reciprocitet, as taksë.
Ka pushtim të tregut të Kosovës, prej mallrave serbe.
Nëse e përdorim logjikën e Albin Kurtit dhe enturazhit të tij, me këto mallra financohen ushtria dhe policia serbe.