Tregtar i vogël! - NACIONALE

Tregtar i vogël!

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Kimete Berisha

Tregtar i vogël!

- Më dëshpëruesja, që tregon për letargjinë e shqiptarëve është....që askush as që ka kërkuar t'i rritet rroga.

- E që Albin Kurti i rritë rrogat para zgjedhjeve, është normale.

Veç një kritizer, që kritikon edhe për gjëra trivilale, do të thoshte ndryshe.

- Por, është nënçmuese që Albin Kurti kujton se do të mund t'i 'blejë' fukarenjtë kaq lirë.

- Deri tani votuesit i ka pasur falas, por pasi që tash e di se nuk do ti falen më, i konsideron 'të shitur', prandaj mendon se i 'blen'.

- Ky është talenti i një tregtari që të blen me paratë e tua.

- S'ka dert.

Albin Kurti nuk është i vetmi 'blerës'....të gjithë janë të interesuar të na 'blejnë', me paratë tona.

- Deri tani, vetëm oferta e Abdixhikut po shkëlqen.

Tha se do t'i rris pagat në sekondat e parë të qeverisjes.

- Votuesi shqiptar nuk është më i njëjti i para katër viteve, sepse tash është egoist, domethënë i mençur.

- Nuk do të ishin maturuar kaq shpejt shqiptarët, por ndodhi kjo sepse Albin Kurti as nuk e tha atë që e bëri, as nuk e bëri atë që e tha.

- E mashtroi edhe veten.

Që do të thotë se edhe shpirti i tij bën dava (ankohet) në të.

- Albin Kurti ishte zhgënjimi më i madh në historinë e shtetit të Kosovës, sepse nga ai është pritur më së shumti.

- Koha dëshmoi shpejt se Albin Kurti është mbivlerësuar.

Ka udhëhequr si një nxënës që di çdo gjë ngapak, por asnjë gjë nuk e di komplet.

- Katër vitet e Albin Kurtit në pushtet ishin dështim i papritur, por shumë i njohur për neve, ''Asgjë e Re nën këtë Diell'!

Jemi mësuar me qeveri që vjedhin, që e thellojnë padijen dhe varfërinë.

- Ne s'jemi mësuar mirë.

- Para katër viteve ka qenë e pabesueshme që Albin Kurti do ta toleronte hajninë e ministrave të tij dhe krimin e organizuar!

- Meqenëse është pritur shumë nga Albin Kurti, zhgënjimi me të dhe ftohja nga ai është më i madh dhe më i shpejt se nga të tjerët.

- Ata të tjerët para tij i ka mbajtur një 'inferioritet' ndaj dijës dhe përvojës, e Albin Kurtin e ka ulur mendjemadhësia dhe arriganca e tij.

- Me Albin Kurtin, as nuk ka pasur barazi, as nuk ka pasur drejtësi për shqiptarët.

- Serbët janë kënaqur, kanë marrë rroga pa punuar.

Deputetët serbë, me kërkesën e Albin Kurtit, kanë vendosur që veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të mbesin pa paga, por për vete kanë marrë paga pa shkuar në Kuvend.

- Glauk Hasa asnjëherë nuk është ankuar.

- Përveç kundër veteranëve, deputetët serbë kanë shkuar në Kuvend edhe kur e kanë votuar Presidenten...

- Me Albin Kurtin, Kosova u bë një Organizatë joqeveritare antiinstitucionale, luftënxitëse, provokatore, konfliktuoze, primitive, e izoluar, me sanksione dhe e qortuar anë e katër anë.

- Ministrat i pasuroi, popullin e varfëroi! - Tregtarët e vegjël dhe klasën e mesme i shkatërroi!

- 'Intelektualët' - i gjeti dhe i la fjetur, studentë asnjëherë - askund, 'artistëve mediokër' ua mbushi gushën, opozita heshti pa pushim.

- Përveç katër - pesë gazetarë e opinionistë...!

- Nëse krejt kanë heshtur, kush pra e pruri në këtë gjendje Albin Kurtin?

- Për ironi, gratë.

E shkatërruan gratë:

E shkatërruan Mimoza, Dejona, Albulena, Donika, Rozeta...

se sa për të tjerët që ia kanë zënë rrugën, ai do të 'fluturonte'!

- Pra, anën e errët të Albin Kurtit e zbuluan, sidomos, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.

E, a me kordinim, a pa kordinim - tash për tash, nuk e di.

P.S. Më vjen keq!

Lajme të ngjashme