Temperaturat po bien, faturat e rrymës do të rriten
Shkruan: Shenoll Muharremi
Sonte natën temperaturat ulen në 3 gradë. Ndoshta kjo është temperatura më e ulët detri më tani gjatë natës. Me gjasë, koha është për me fillu me nxemje, sidomos kush ka fëmijë të vegjël. Tash nga tetori familjeve kosovare, sikur gjithkund në botë, ju shtohen edhe faturat e energjisë për sezonën vjeshtë-dimër.
Kjo mesiguri është një sfidë dhe barrë e madhe dhe shtesë që ndikon në ekonomitë familjare për shkak se të hyrat janë konstante ndërsa shpenzimet janë shtesë për rrymë/KEDS. Rryma, tarifa e lartë ndoshta është rritë 100% (duhna me i shiqu grafikonet e mia që i kam postu më herët).
Një efekt i kësaj do të ndihet në industritë tjera të ekonomisë, për shkak se mjetet që do të harxhohen në rrymë duhet të kursehen nga shpenzimet tjera. Mesiguri që në ushqim e transport nuk munden njerëzit me kursy, por kjo mundet me i goditë industritë tjera sikur gastronominë, shërbimet, kozmetikat, pijet dhe makinat dhe projektet më luksoze.
Përndryshe nëse i shofim grafikontet, rajonale dhe europiane, cmimi i rrymës në Kosovë del një ndër më të ultat në Europë. Por puna është që kjo vlerë e tarifave të rrymës nuk duhet me vlerësu ashtu dhe me u u krahasu kry-për-kry me të Europës. Ne këtu, për të kuptuar ndikimin dhe gjendjen reale të kostos së energjisë, duhemi me pas parasyesh edhe vlerën tjera të ekonomisë, BPV për frymë/kokë banori).
Sidomos duhemi me pas parasyesh inflacionin dhe cmimet e larta të ushqimit vitet e fundit. Mbi të gjitha, duhemi me krahasuar me nivelin e pagës mesatare në Kosovë dhe në psh Sloveni, Gjermani apo Estoni e Shqipëri.
Edhe pse në një tabelë të izoluar të kostos së energjisë Kosovë mund të del një rast i mirë, më e lira, kur i shton komponentet tjera që i përmenda, mesiguri është rasti më i vështirë. Nëse paga minimale është 350 euro dhe nëse kemi mbi 450,000 gra jashtë tregut të punës (dmth shumica e familjeve kanë një anëtar të punësuar), kjo nënkupton që familjet kur ngarkohen me 100 euro në muaj gjatë dimrit ajo përbënë ndoshta 20-30% të të hyrave në dispozicion që kanë apo fuqisë blerëse mujore të tyre.
Kështuqë, Kosova duhet me u fokusu në opcionet zhvillimore që ka në këtë kontekst socio-ekonomik. Politika zhvillimore të saja duhet të jenë të djathta me qëllim që me e përkrahë dhe rritë sektorit privat dhe me i përkrahen intenzive të bizneseve që me e rritë ekonominë e saj.
Rrjedhimisht, rritja e sektori privat, invesetimeve dhe ekonomisë mundëson të rriten të hyrat dhe pagat mesatare dhe minimale dhë në këtë mënyrë edhe përqindja e vlerës që alokohet dhe harxhohet për rrymë gjatë dimrit të zvogëlohet. Politikat e majta që shpien në ndarjen e ndihmave dhe subvencionimit të rrymës, edhe pse janë të favorshme dhe zgjidhin një problem imediat, ato nuk janë në dobi afatgjate dhe ndikojnë negativisht në rritje të vafërisë.
Gjithashtu Kosova duhet me i dy apo tre fishu kapacitetet e saj të gjenerimit të energjisë së ripërtrishme. Kapacitetet aktuale të energjisë nuk mjaftojnë as për këtë ekonomi shumë modeste dhe bazike. Nëse Kosova dëshiron të zhvilloj ekonominë dhe industritë tjera që kërkojnë energji intenzivisht, duhet me ju siguri rrymën me kushte të favorshme dhe përballueshme që me pas mundësi bizneset nga brenda dhe jashtë me investu.
Energjia është një ndër resurset më strategjike të një shoqërie, që gjithashtu është edhe njëfar indikatori sa një shoqëri mund të zhvilloj dhe mirëmbajë e organizoj vehtën. Tani kur kemi edhe AI Ekonominë në rritje e cila ka filluar të përdorë masovikisht energjinë, Kosova duhet të përshpejtoj hapat e saj dhe të bëhet më ambicioze me ndërtim të kapaciteteve që të ju ndihmoj jo vetëm bizneseve dhe ekonomisë por edhe familjeve të ju ulë presionin financiar gjatë sezonës së dimrit.