Qe çka folëm në Këshillin e Evropës: Siguria e Evropës në rrezik nëse vazhdojmë kësisoj - NACIONALE

Qe çka folëm në Këshillin e Evropës: Siguria e Evropës në rrezik nëse vazhdojmë kësisoj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

SHKRUAN: J O S E P B O RR E LL

Në samitin e fundit që vlerësonte politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, liderët e bllokut u pajtuan për nevojën urgjente të investimeve të përbashkëta. Me shumë prej pajisjeve të nevojshme tashmë në vendin e vet, ajo që na duhet më së shumti është vullneti politik.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka detyruar Bsahkimin Evropian që të adresojë sfidat afatgjata strategjike. Detyra më e menjëhershme është t’i jepet fund varësisë së Evropës ndaj importeve të energjisë ruse, dhe ky proces tashmë po ecë tutje, me një embargo graduale të naftës ruse që do të mbërrijë në 90% deri në fund të vitit të ardhshëm.

Më gjerësisht, Evropa duhet të zhvillojë një politikë efektive të sigurisë dhe mbrojtjes, e po ashtu edhe t’i vendos kapacitetet e kërkuara për t’i zbatuar ato politika. Ndërsa ambicja në vetvete nuk është diçka e re, ka një shtysë të re prapa saj. Lufta e Rusisë e bën të qartë se na duhet të ndryshojmë ritmin drejt investimeve më të mëdha të përbashkëta për mbrojtjen. Ky ishte konkluzioni kryesor nga diskutimet e Këshillit të Evropës për mbrojtjen gjatë kësaj jave.

Nuk ka dy probleme identike që janë identike. Nganjëherë, një sfidë të duket aq e re dhe e paprecedent sa nuk mund të adresohet deri kur të ketë një vlerësim të duhur të peizazhit në ndryshim e sipër. Dhe nganjëherë, zgjidhjet janë të njohur por resurset për to mungojnë. Debati për sigurinë dhe mbrojtjen evropiane bie në kategorinë e tretë: diagnozat dhe përshkrimet janë të qarta, por ka pasur deficit të vullnetit politik.

E kemi ditur për vite – e madje edhe për dekada të tëra – se qeveritë evropiane kanë shpenzuar tepër pak në kapacitetet mbrojtëse, dhe madje këtë e kanë bërë në mënyrë shumë të fragmentuar. Rrjedhoja është se na mungojnë aftësitë mbrojtëse për të garantuar sigurinë tonë apo për të shërbyer si partner i fortë për NATO-n. Na duhet të shpenzojmë më shumë, dhe na duhet të shpenzojmë më shumë së bashku.

Përgjatë viteve, shumë politikanë evropianë, institucione, ministra të mbrojtjes, think tank-e, dhe njerëz e grupe tjra kanë publikuar raporte e propozime që bënin thirrje për shpenzime më të shumta e më të mira në aftësitë mbrojtëse. Këto nxitje kanë reflektuar një konsensus të qartë e të vendosur mes ekspertësh për çështjen. Për më shumë, në vitin 2004 BE-ja ka krijuar Agjencinë për Mbrojtje Evropiane (EDA) për të mbështetur shtetet anëtare me hulumtime të përbashkëta, zhvillim të përbashkët e projekte të prokurorimit.

Por shumë vende kanë pakësuar shpenzimet e mbrojtjes pas krizës financiare të vitit 2008, duke pakësuar edhe pjesën e tyre të buxhetit dedikuar investimeve të përbashkëta për sigurinë. Prej atëherë, qeveritë shumë shpesh kanë paguar pak në shpenzimet e përbashkëta ndërsa kanë vazhduar ta vënë në rend të parë prokurimin kombëtar (shpesh për arsye politike, të tilla si mbështetja e industrive të brendshme dhe punësimit).

Rezultati përfundimtar ka qenë dramatik. Mes 2009-s dhe 2018-s, pakësimi i shteteve anëtare shkoi në 160 miliardë euro më pak. Për më keq, shumë të tjerë në mbarë botën na kanë kaluar. Në 20 vitet e fundit, BE-ja i rriti investimet në mbrojtje për vetëm 20%, krahasuar me ShBA-të që i rritën për 66 për qind, me Rusinë që i rriti për 300%, apo me Kinën që i rriti për 600%. Edhe më alarmuese është që Evropa e mbërriti një pikë të re të ulët në vitin 2021, kur vetëm 8 për qind e shpenzimeve në pajisje shkuan drejt investimeve të bashkëpunimit – një zbritje prej 35% që shtetet anëtare të BE-së i kishin vënë vetes si target.

Këto shpenzime të pakta dhe mungesa e bashkëpunimit po i kushton shteteve të BE-së (dhe kësisoji, edhe taksapaguesve) me dhjetëra miliarda euro në vit. Por nuk ka pse të qëndrojë puna kështu siç është. Është në dorën tonë që ta ndryshojmë kursin, dhe e dimë edhe mënyrën se si mund ta bëjmë këtë gjë. Përmes Kompasit Strategjik, institucionet e BE-së dhe të 27 vendet anëtare kanë vizatuar një udhërrëfyes. I kemi aletet dhe e kemi modelin për t’i ndihmuar shtetet anëtare.

Por, edhe pjesë tjera duhet të bien në vendin e vet. Duhet të ofrojmë incentiva financiare për prokurimin e përbashkët dhe të ecim përpara drejt një programimi edhe më strategjik. Po ashtu na duhet të forcojmë bazën teknologjike dhe industriale të BE-së duke mbështetur hulumtimin dhe zhvillimin por edhe vjeljen më të mirë të teknologjive të reja. Siç iu kam thënë liderëve evropianë këtë javë kur e mbështetën këtë qasje, edhe Komisioni Evropian por edhe EDA mund të ndihmojnë me koordinimin.

Po, është klishe për politikën evropiane që të thotë se kemi vetëm mungesë të vullnetit politik për t’i përdorur pajisjet që kemi në dorë. Por klishetë përgjithësisht janë të vërteta. Ne evorpianët priremi që të ndërmarrim vendime të rënda vetëm kur kemi provuar gjithçka tjetër dhe kur përballemi me kriza akute.

Këto kushte tashmë janë mes nesh. Po shohim tërbimin rus në luftën brutale kundër Ukrainës – i tillë që ka zbuluar pikat e dobëta të vet Evropës. Për më shumë, kjo krizë na vjen në krye të shumë kërcënimeve tjera, si në periferinë tonë ashtu edhe përtej saj. Interesat evropiane po sfidohen në të gjitha domenet strategjike, përfshirë kibernetikën, detin dhe hapësirën.

Na duhet t’i zhvillojmë mjetet për të mbrojtur veten në këtë botë të rrezikshme. Kjo do të kërkojë jo vetëm më shumë shpenzime mbrojtëse por edhe shpenzime më të mira mbrojtëse. Për ta siguruar sigurinë tonë kolektive, na duhet të investojmë më shumë së bashku.

Ky artikull është përkthyer prej Nacionales nga Project Syndicate. Autori është Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme