Pas verës: Trafiku, politika dhe bizneset në fokus - NACIONALE

Pas verës: Trafiku, politika dhe bizneset në fokus

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Mirësekthehemi në realitet. Sot faktikisht përfundojnë pushimet dhe vera. Filluan shkollat, gjithashtu edhe bizneset dhe institucionet punojnë më seriozisht. Ballafaqimi i parë është trafiku i ngarkuar. Sot menjëherë mundemi me 'përjetu' trafikun hektik dhe kjo na tregon sa e rëndësishme është me zhvillu modalitetet alternative të transportit. Na duhet më shumë opcione të transportit publik, alternativa të mobilitetit, sidomos në zonat që janë shumë-zhvilluar vitet e fundit dhe nuk kanë transport publik.

Kjo na kujton që ende nuk e kemi kryer një detyrë të rëndësishme, transportin publik, e kjo lidhet pastaj edhe me ambient dhe shëndetin publik. Koha po kalon shpejt, vitet gjithashtu, ndoshta duhemi të bëhemi më proaktiv dhe mos të mashtrohemi me tema të nacionalizmit dhe me polika ditore.

Sot edhe politikanët fillojnë punën. Ndoshta prej sot fillon fushata zgjedhore se të gjithë janë kthyer në zyre dhe partitë politike nga sot do fillojnë të intensifikojnë aktivitete e tyre për zgjedhje. Daljet në terren, zhvillimin e opcioneve. Gjithashtu edhe debatet politike për zgjedhje do të intensifikohen. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe parazgjedhore edhe lindin ide dhe vizione të reja, paradigma të reja, që zgjidhin sifdat tona. Dicka më ndryshe, më inovative. Dicka që na ndryshon për të mirë dhe transformon pozitivisht të gjithëve.

Bilanci negativ tregtar është një nga sfidat më kryesore dhe lidhet me ekonomi, likuiditet, zhvillim dhe përkrahje të bizneseve dhe rritjen kualitative ekonomike. Secilin vit ne e humbim gjysmen e ekonomisë, gjysmën të gjitha përpjekjeve, punës dhe djersës tonë me humbje tregtare. 50% e outputit ekonomik humbet jashtë vendit secilin vit dhe ky është një hendikep i madh. Një mundësi e madhe e humbur.

Kur kalkulon për dy dekata janë në pyetje ndoshta 40-50 miliardë të humbura që do të mund të kishin një ndikim tepër thelbësor në rritje ekonomike. Efekti i këtyre mjeteve në ekonominë tonë, sikur të kishin mbetur do të ishte duku 100-200 miliardë për 20 vitet e fundit (efekti i shumëzimit në ekonomi). Kjo do të duhej të ishte një ndër temat kryesore të zgjedhjeve. Gjithashtu edhe temat të reja për reforma në arsim dhe shëndetësi dhe integrimin e teknologjive të reja përfshi AI kishin me qenë një ndryshim i mirë në vizionin dhe programet politike të partive.

Veriu do të mund të bie nga rendi i parë në listë i ngjarjeve kryesore. Deri tani, qeveria kishte hapsirë të madhe se të gjithë ishin në pushim, andaj aktivitetet në veri kanë qenë të theksuara dhe i kanë ndihmuar pushtetit për mirëmbëjtje të përkrajen. Por tash kur të gjitha partitë të zhvillojnë aktivitete të tyre, veriu nuk do të duket si temë kryesore, do të relativizohet megjithatë.

Në përgjithësi, gjithcka do të lëvizë më shpejt dhe me më intenzitet. Edhe bizneset do të përfitojnë dhe mesiguri edhe aktivitetet biznesore do të jenë më të ngjeshuar dhe fitimprurëse. Bizneset që kanë bërë plan verës do fillojnë me investimet e tyre, disa me ide e shërbime të reja, tjerët edhe me ndërtime dhe zgjerime.

Suksese të gjithëve.

Lajme të ngjashme