Opozitarizmi i një Kryeministri dhe Pushteti i një Opozite - NACIONALE

Opozitarizmi i një Kryeministri dhe Pushteti i një Opozite

4 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Faton Bislimi

Dimri i vitit 2025 është afati i rregulltë për zgjedhje parlamentare në vend. Po ashtu, vjeshta e të njejtit vit është afati për zgjedhjet e rregullta lokale. Pra, 2025 është një vit thuajse komplet i ngërthyer në fushata e zgjedhje. Me fjalë tjera, është vit totalisht i humbur sa i përket përkushtimit ndaj politikave zhvillimore në cështje kogja kruciale për qytetarët si arsimi, shënetësia, etj.

Debati i shumicës qeverisëse dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit duket të jetë vetëm se një flirtim politik. Në njërën anë, oferta e Kryeministrit për të shpërndarë paralementin dhe për të shkruar në zgjedhje këtë vit paraqet një lloj opozitarizmi të llojit të vet nga ana e atyre që qeverisin me vendin, dhe në anën tjetër, këmbëngulësia e opozitës se duam zgjedhje tash por vetëm përmes dorëheqjes së Kryeministrit e jo përmes shpërndarjes së Parlamentit, përket me ruajtjen e pushtetit të opozitës.

Thënë shkurt e shqip: Kryeministri po i thotë opozitës – ‘lëreni ju ulset tuaja të pushtetit në Parlament pasi po synoni ulsën time dhe po dalim po matemi tek populli, gjerësa unë po e mbaj ulësen time’; kurse opozita po i thotë Kryeministrit – ‘lëre ti pozitën e pushtetit dhe po dalim po matemi tek populli, gjerësa ne po mbajmë pozitat tona në Kuvend.’ Kjo është një dikotomi që lehtazi zgjidhet nga pala që ka vullnet e gatishmëri të sinqertë për zgjedhje.

Parlamenti dhe prania e tyre në të është pushteti kryesor që ka opozita sot. Ata s’po duken të gatshëm të lënë këtë pushtet për të shkuar në zgjedhje duke e sfiduar Kryeministrin me vet ofertën e tij për të shpërndarë paralementin. Ky standard i shprehjes së kërkesës publike për zgjedhje dhe e mosveprimit institutcional brenda Parlamentit për të shpërndarë atë dhe për t’u siguruar se zgjedhjet duhet mbahen së shpejti, mund ta ruajë pushtetin parlamentar të opozitës edhe pak muaj, por e dëmton thellësisht kredibilitetin e tyre përballë publikut. Ky mosveprim i opozitës i shkon për shtati më së shumti vet Kryeministrit të vendit.

Ideja se opozita fiton me shumë nëse Kryeministri jep dorëheqje e si pasojë vendi shkon në zgjedhje është e pabazë. Së pari, tanimë është bërë e qartë se Kryeministri nuk jep dorëheqje. Së dyti, opozita nuk i ka numrat për ta shkarkuar qeverinë përmes një mocioni mosbesimi. Së treti, edhe i dorëhequr, ky Kryeministër e kjo qeveri do të qëndronin në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare. Nuk është se do krijohej një qeveri teknike apo dicka e ngjashme, ashtu që opozita të ndjehej më komod dhe ndoshta më e barabartë në garën për zgjedhje nacionale.

Prandaj, të kërkohen zgjedhje e të insistohet se këto duhet të ndodhin vetëm përmes dorëheqjes së Qeverisë është një “logical fallacy” e llojit të vet. Nëse realisht opozita dëshiron zgjedhje, opozita s’do duhej të humbiste as edhe një minutë por të thërriste seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me një pike të rendit të dites: shpërndarjen e Kuvendit. Vetëm me këtë veprim institucional, opozita do dilte ballëhapur para publikut duke iu treguar atyre se opozita është e gatshme të lë pushtetin e vet (pra ulëset në Kuvend), për të shkuar në zgjedhje.

Ky veprim do ishte sfidë reale për Kryeministrin dhe LVV-në. Ata do kishin dy opsione para vetës: të votonin me opozitën për të shpërndarë Kuvendin dhe për të cuar vendin në zgjedhje, apo të mos përkrahin këtë mocion e të dilnin lakuriq në bllofin e tyre për kinse gatishmërinë e tyre për zgjedhje tash! Humbja politike në këtë sfidë do i faturohej LVV-së. Mobilizimi tek kampi opozitar do rritej bashkë me besimin se “LVV po frikohet” e kjo lloj ndjenje në politikë është përbërës kyc për të ndezur shpirtin e fitores.

Nëse opozita nuk e ndërmerrë këtë hap, ajo e ndjellë ndjenjën disfatiste tek elektorati i saj dhe e shuan shpirtin fitimtar tek entuziastët më të mëdhenj të vet. Ngase, ky mosveprim institucional i opozitës që nga pozita lehtazi do përkthehej si frigë nga zgjedhjet, e frymëzon edhe më shumë bazën e LVV-së.

Kosovës i duhet rigjenerim politik. Rikëndellje politike. Ajo arrihet vetëm kur sfidës zgjedhore nuk i frigohen ata që mbajnë kolltuqet e të parëve – qoftë ne pozitë e qoftë në opozitë. Riafirmimi apo ndëshkimi nga vota e popullit në zgjedhje të lira e fer është themel i demokracisë. Kosova, fatmirësiht, këtë themel e ka mjaft të fuqishëm, e mbi të mund të ndërtojmë qeverisjen që ka nevojë ky vend e ky popull, sa herë që është nevoja.

* Dr. Faton Bislimi është ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të ngjashme