O ju votues të Kurtit dhe Nagavcit, shikoni çka kanë përgatitë për fëmijët tuaj në shkolla
Interneti është mbushë me një temë të ndjeshme. Për këdo që ka fëmijë, për këdo që fëmijët i çon në shkollë publike e ato drejtohen prej Arbërie Nagavcit dhe Albin Kurtit.
Është e pabesueshme. Është një kurrikulë që e ka marrë dhenë e unë do ta trajtoj pjesë-pjesë.
A e mbani mend kur patën ardhë në pushtet duke thënë se nuk është e rëndësishme se çka ka mbi kokë vajza, po çka ka në kohë vajza. Patën thënë vajzat me shamia gjithqysh me qenë në shkollë.
Por, këqyrni çka kanë parapa këta në kurrikulën e lëndës së Edukatës seksuale.
Aktiviteti numër 1:
Nxënësit të mund ti kuptojnë konceptet e lehtësimit të një aktiviteti (kur ta dëgjoni këtë, mandej mendoni a do ta pranojë fëmija yt këtë). U thoni nxënësve që ta gjejnë një partner më të cilin nuk janë shumë të afërt, jo shokun ose shoqen më të ngushtë. Në secilin çift njërit i duhet të veprojë si i verbër ose t’i mbajë sytë mbyllur. Shoqëruesi i të verbërit (pra fjala është për nxënësit) mund të bëj me të verbërin çka të dojë për pesë minuta dhe pastaj ata shkëmbejnë rolet. Pasi kalojnë pesë minuta, nxënësit të tregojnë se si janë ndjerë në secilin prej roleve. Përshtypjet e tyre mund të përmbledhen në fletë ose tabelë me qëllim që të ketë më shumë diskutime.
Çka po thonë këta, është kjo;
Djali ose çika jotë në klasën e gjashtë apo shtatë, kur fillojnë të formësohen gradualisht seksualisht, të dalin te tabela, dhe dikush që luan të verbërin, këta kanë me ia futë duart njëri-tjetrit, dhe ta prekin ku të duan dhe mandej të tregojnë çka kanë ndje.
Këta diku e kanë marrë këtë shembull, në ndonjë Kaliforni apo Finlandë, që janë kulturalisht ndryshe prej neve. Po ti a njëmend kishe pasë dëshirë që me kalu djali ose vajza nëpër këso procese, e mandej me dalë në oborrin e shkollës e me ta bullizu krejt shkolla çikën tënde që djali tjetër, i ka futë duart kudo që ka dashtë, para krejt klasës.
A di çka ka te Edukata Seksuale? O çka kisha pasë dëshirë me ia lexu Shefqet Krasniqit me zë, me shku me ia lexu te veshi ose secilit hoxhë e prift, që patën mendu se me Albin Kurtin po vjen progresi.
Që progresi;
Në Amerikë ndodhi një diiçka saktësisht prej këtyre sendeve. Në fund Amerika u kthy te do vlera të vetat, që thanë: hej, ndoshta kështu nuk është keq, por nuk jemi të përgatitun për këtë.
Këta e kanë parapa, në kurrikula, të Arbërie Nagavcit, që nuk e di emrin e Orhan Pamukut, Muhamedin Kullashit, sendet elementare nuk i di e këto gjërat tjera i gëlltitë.
A e dini në çfarë shoqërie jetojmë ne, në çfarë ambienti jetojmë ne?
A e dini çka thonë për gjininë në këto kurrikula?
Thonë se gjinia është çka ti e quan veten.
Pra nëse ti del në rrugë dhe thua: unë jam kërmyll, jam dhelpër, jam mashkull ose femër e nëse të shoh ty që nuk je ashtu, ti ke me m’thënë mu, kush je ti me m’tregu se çka jam.
More janë do gjëra, që ne themi, katundi që shihet kallauz nuk do.
Nëse unë të shoh ty, le të themi zhveshë, dhe ti thua: unë nuk jam mashkull…
Ky është progresi i Albin Kurtit, kapni mësoni nëpër xhami e kisha këto, le ta marrin vesh ata se çka po do me bë me fëmijët e juaj.
Këto duhet të jenë nëpër debate politike, te Ermali, te Lleo, te kanal10. Lexoni kurrikulën për Edukatën Seksuale, tregoni që çikën ose djalin e juaj, kanë me qitë te tabela, edhe dikush ka me ua rrasë duart aty.
A e dini se çka ka aty…Më vonë edhe të tjera.