Një popullist i tmerrshëm dhe dy byrokrate të lodhun. Kush fiton? - NACIONALE

Një popullist i tmerrshëm dhe dy byrokrate të lodhun. Kush fiton?

4 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Përballë një Albin Kurti që sillet si i vetmjaftueshëm si i premë, i bindun në rrugën e tij fundamentaliste, shefat e partive të tjera fatkeqsisht po duken sikur lojtarë të ligave amatore.

Janë të paqartë. Janë të hutum. Janë pa narrativë, e janë pa peshë. Kurti flet me absolutizëm, kurse ata në intervista, në paraqitjet e tyre belbëzojnë me gjysëm-fjali.

Ai i jep turmës dramën që e kërkon turma, ndërsa ata shfaqen si trup i shpërbamë, të ngatërrumë mesveti, të pafuqishëm për me afru një alternativë të besueshme.

Demagogu, ka thënë Churchill, është ai njeri që arrin me e ushqy popullin me sllogane në vend të zgjidhjeve. Ai njeri që i jep me hangër zallë, duke i thënë se është bukë.

Kurse rivalët e Kurtit, janë krejtësisht e kundërta e demagogut. Jo që nuk arrijnë të ia shesin zallin për bukë popullit, siç bënë Kurti, por shefat e partive të tjera nuk janë në gjendje me ua shit as bukën për bukë. As s’kanë karizmë, as nuk frymëzojnë.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme