Marëveshja për të pagjeturit: Më në fund e bëmë
JOSEP BORELL
Më në fund e bëmë, e bënë. Ishte një çështje e ëndësishme. Për shumë familje, ata që kanë vuajtur për shumë pa marrë qartësinë që e meritojnë për fatin e më të dashurve të të tyre. Më në fund, është koha për të mbyllur një kapitull të dhimbshëm. Ne presim përkushtimin për atë që u arrit sot.
Ne do të diskutojmë detajet, do të ftojmë palët që të vijnë në Bruksel që si ta implementojmë këtë deklaratë. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm pas shumë diskutimeve.
E dyta – Sot ekipi menaxhues prezantoi draftin e parë para palëve. S’është drafti final. Është një pikë fillimi. Këtu është. Ky draft për Asociacionin përbën një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes. Ky draft tashmë është vënë në tryezë. Kryeministri Kurti ndau me ne këndvështrimet e tij për mborjtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, dhe siç pritet, këndvështrimet e palëve janë shumë të largëta mes vete sa i përket këtij Asociacioni. S’kam pritur ndonjë gjë tjetër. Isha i bindur se palet do të kenë vështrime të ndryshme për natyrën e Asociacionit të komunave.
Edhe nëse s’pajtohen, janë pajtuar për të filluar negocimin sa i përket të ardhmes të Asociacionit në të ardhmen e afërt, duke pasur këtë draft të parë si pikë fillestare për diskutim.
Dua të inkurajoj të dyja palët që të angazhohen ne mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim, dhe të jenë të gatshëm të bëjnë kompromiset e duhura, progresa duhet të udhëzohet nga marrëveshjet e kaluara dhe në përputhje me praktikat e modelet evropiane, kemi shumë të tilla, kemi shumë raste të Asociacioneve, apo komunave me të tilla natyra.
Këto do të duhej të merreshin parasysh gjatë negocimit, ne do të lehtësojmë procesin që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, duke filluar nga drafti i prezantuar sot.
Një pikë e fundit, më pak pozitive. Diskutuam çështjet aktuale, gjendjen në terren shpreha edhe një hap, brengën tonë, sa i përket gjendjes në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit me një dalje të shkallës së ulët. Është e qartë, duke marrë parasysh këtë shkallë tejet të ulët, se këto zgjdhje nuk është se ofrojnë zgjedhje politike afatgjatë. E kundërta, ndoshta kanë potencial për të dërguar drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit. Nuk duam që kjo të ndodhë, është rrezik i madh, kështu që kamë inkurajuar të dyja palët që u mundëson serbëve që shpejt të kthehen në institucioneve që i braktisën nëntorin e kaluar.
Jo vetëm unë që jam i brengosur fort, të dy liderët po ashtu, pranuar peshën e gjendjes në terren dhe është e qartë që veprime konkrete nga të dyja palët janë të domosdoshme, por fatkeqësisht, dy liderët nuk arritën pajtim sot dhe kam frikë që do të përballemi, ndoshta, me një situatë kritike. Bisedimet duhet të vazhdojnë shpejt.
Jemi në një situatë ku kemi lajme të mira, që i jep një orientim të qartë për rrugën që do ta ndjekim të ardhmen, por duhet ta ashfrytëzojmë këtë kornizë që ta shtyjmë përpara këtë proces dhe kjo lidhet me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës.
Do të ftoj kryenegociatorët, do të fillijë diskutimet, takimi me ekipin monitorues nga marrëveshja e Ohrit do të takohet këtë muaj, dhe të shmangin përshkallëzimin.