'Mafia e pasulit' dhe të tjera!
Shkruan: Kimete Berisha
1. Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore është e para.
- Ushtrisë i ka ndodhur edhe një problem me pasul.
- Qeveria Kurti gjithmonë ka probleme ushqimore, me miellin që e vodhën, me vajin që e vodhën, tash edhe me fasulen, ku ministria e mbrojtjes duan të vjedhin një tjetër lloj fasuleje, me hajna të tjerë, prandaj pasulin e kanë shpallur 'sekret shtetëror'.
- Dieta militare e botës perëndimore është publike, çfarë duhet e çfarë s'duhet të hanë ushtarët (bile unë
kam dëshiruar që pasuli të jetë ushqim i ndaluar në ushtri), ndërsa hajnat shqiptarë, vjedhjen e bën 'sekret shtetëror'.
- Ushtarët e Kosovës mund të flenë pa hëngër, gjynah...por komandatja e tyre nuk ka këso probleme, ajo ka probleme
edhe më të mëdha...se si të duket bukur në foto.
2. Përveç problemeve me 'mafinë e
pasulit', Ambasadori amerikan Hovenier e akuzoi qeverinë Kurti se plus po përmjerren para dyerve të NATO-s dhe të BE-së.
- Ambasadori e citoi gjyshin e tij Sokratin që e ka porositur të mos përmjerret vend e pa vend, por nuk tregoi se pse NATO dhe BE po e lejojnë Albin Kurtin të përmjerret para dyerve të tyre qe sa e sa herë.
- Dhe pse një herë qeveria Kurti janë shtyrë para dyerve të BE-së se cili po e çon përmjerrjen më larg se tjetri, deri në Rusi.
3. Albulena Haxhiu është shprehur e habitur me shprehjen e Ambasadorit amerikan, dhe e ka siguruar NATO-n dhe BE-në se s'bëhet fjalë për urinim....
të tregoj masandej se për çfarë bëhet fjalë.
4. Është e pazakontë që Albulena Haxhiu të shpreh ndjenjat e dashurisë.
Por, pasi që u detyrua nga Dejona Mihaili të thotë se 'E dua Dejona Mihailin', Albulena Haxhiu e tha.
- Pastaj i akuzoi ndërkombëtarët se si vazhdimisht kanë qenë kundër vendimeve të qeverisë Kurti, e cila është
e vetme kundër krejt botës.
5. Albin Kurti i ka marrë vendimet, përkundër mospajtimit të ndërkombëtarëve, në mënyrë që të heq dorë nga ato vendime sa herë vjen puna për t'u pajtuar me ndërkombëtarët.
- Pra, ky bën tregti me vendimet e qeverisë së tij.
I merr vendimet për t'i trembur ndërkombëtarët, pastaj i tërheq vendimet për t'i qetësuar ata.
6. Gazetarët që e kritikojnë, Albin Kurti i ka shpallur spiuj të paguar nga armiku serb dhe rus.
Për ata që nuk e kritikojnë, ka fjalë miradije.
- Për çfarë dezinformata ankohet kryeministri nga New York-u, ku as një për qind e asaj që ndodh në qeverinë e tij nuk shkruhet e nuk thuhet!
- A u frikësohet Albin Kurti dezinformatave?
Jo se dezinformatat janë qesharake në kohën tonë.
- Prandaj, ky, sikurse të
gjithë, i frikësohet të vërtetës dhe prandaj u thotë shqiptarëve të diasporës që të lexojnë veç lajme shtetërore, se çdo gjë që s'e thotë ky është rrenë.
7. Për dallim nga Albin Kurti, i cili po bën gabime të trasha (si për shembull kur tha që s'dua t'i hakmerrem administratës qysh po kujton opozita' - që do të thotë, pra, se me dasht - hakmerret....
- Pra, për dallim, Edi Rama i ka shpallur gazetarët budallenjë, jo të shitur qysh po i shpall gazetarët Albin Kurti.
- Dhe, prej ditës që i ka shpallur krejt gazetarët shqiptarë budallenjë, gazetarët janë duke u munduar
ta bindin Edi Ramën që s'janë budallenjë, dhe ende nuk e kanë bindur.
8. Si hoxhë i katundit të ri, 'në të cilin ende asnjëri s'ka vdekur', Edi Rama i tha njërit të PD 'derrkuc'.
I tha 'derrkuc' për t'u hyrë në hatër myslimanëve, se ata e kanë mërzi derrin përkundër faktit të dhimbshëm se derri e di kur do ta therin dhe 'qan' .
- Duke e parë personin e PD që Edi Rama me nervozën më të madhe e quante 'derrkuc', e ai nuk bindej që
është 'derrkuc', më ra ndër mend bishti i derrit tek personazhi i Markezit - Njëqind vjet vetmi', të cilin e mëshiron një kasap dhe për riza të Zotit, ia këput bishtin me thikë.
9. Kosova dhe Shqipëria duken si dy vende me kryeministra e pa popull.
Pa studentë.
Pa rini.
Me njerëz të lodhur nga mërzia e vjetër, që e kanë bërë 'shoqe'.
10. Dikush ka edhe probleme
të dashurisë.
- Grida Duma u nervozua shumë që bashkërrugëtarin ia çuan në burg të Fierit.
- Askush s'përmbahet kur ndahet nga bashkërrugëtari.
- E, më e dhimbshme m'u duk që e quajti bashkërrugëtar, sepse as vet s'e di çka e ka.
- Por edhe më e dhimbshme është që ajo nuk e di se kur ai hyri në burg, kjo doli nga burgu.
P.S. Ndodhi çfarë ndodhi, o Zoti o Dashuria na shpëton!