LVV: Qeveri Stabile dhe Kompetente Ose Opozitë - NACIONALE

LVV: Qeveri Stabile dhe Kompetente Ose Opozitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Edhe hipotetikisht nëse LVV i gjen 3 deputetë dhe e formon qeverinë, ajo qeveri nuk i duhet askujt, as Kurtit. Një qeveri aq e lodht është afatshkurtër, nuk ka me arritë as me fillu me 'ecë'.

Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe kompetente.

Stabile nënkupton që të zgjidhet nyja e presidentit, në mënyrë që mos me shku menjëherë në zgjedhje të tjera. Kompetente nënkupton me pas kapacitete për me i menaxhu situatat jashtëzakonisht të ndërlikuar që gjindemi në shumë fusha.

Albin Kurti dhe LVV nuk kanë më kredibilitet për me vazhdu me qeverisë sikurse deri më tani. Diplomacia, ashtu siç është drejtuar, ka qenë thuajse kriminale. Pa asnjë njohje e asnjë gjë të hajrit për katër vite. Përkundrazi, i kemi humbur aleatët.

Në ekonomi kemi pasur probleme të jashtëzakonshme.

Deficiti në mallra ka arritur gati 20 miliardë për një mandat. Si rezultat i situatës socio-ekonomike, qindra mijëra janë larguar nga fshatrat dhe gjithashtu jashtëzakonisht shumë nga Kosova.

Vetëm shikojeni në çfarë situate kemi përfunduar me energjinë.

Pa kapacitete të reja që nuk janë krijuar, e madje janë stopuar edhe iniciativat tjera. Sot propozohet nga kjo qeveri të rritet çmimi i rrymës për herë të tretë… duke shkaktuar një inflacion të ri, mbi inflacionin dhe çmimet astronomike që nuk janë rritur kështu prej dekadash.

Çfarë qeverie dëshiron me formu kështu? Kjo qeveri nuk i duhet askujt dhe LVV-në e dërgon edhe më poshtë se kaq. LVV ose duhet me formu një qeveri stabile dhe kompetente, ose me kalu në opozitë.

LVV-së i duhen kapacitete nga jashtë për menaxhimin e energjisë, diplomacisë, ekonomisë, arsimit…

Ndoshta LVV mund të kontribuojë në ushtri, mbrojtje dhe sundim të ligjit. Sidomos duke u fokusuar në reformën e drejtësisë. Por pjesën më të madhe të fushave të tjera nuk ka më pikë kredibiliteti për t’i menaxhuar.

Ajo që kemi parë vitet e fundit ka qenë tepër e dobët dhe nuk meriton një rast tjetër në atë formë. Kështuqë, nuk ka shumë opcione të mira, ose duhet me bashkëpunu me kriju qeveri stabile dhe kredibile e kompetente me tjerët, ose duhet me shku në opozitë. Vitet e fundit kemi pasur rritje çmimesh, e zbritje shprese. Përate kjo qeveri nuk duhet me vazhdu kështu dhe duhet me ndryushu.

Lajme të ngjashme