‘Libër, prind, qeveri’, trekëndëshi problematik i shtatorit
Kanë kaluar gjysmë muaji që kur nxënësit fillorist i’u bashkuan bankave shkollore, por në duart e tyre po mungon pjesa më e madhe e librave. Kjo, si shkak i njoftimit të vonuar të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 13 milionë eurove online për materialet shkollore. Ndarja në këtë mënyrë e parave është risi për vendin tonë, pasi prej 2008-ës e deri tash librat janë shpërndarë fizikisht nëpër shkolla.
Shkruar nga: Arlinda Hajdaraj
Për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, nëpërmjet një postimi në Facebook duke dhënë detaje më të hollësishme për aplikimin në këto subvencione. Por, kjo vonesë e njoftimit i zuri të papërgatitur shumë prindër.
Disa prej tyre e kanë të vështirë përdorimin e internetit dhe casjen në këtë platformë, e disa të tjerë për shkak të kushteve të vështira ekonomike e mungesës së mjeteve teknologjike nuk arrijnë të aplikojnë për këto subvencione. Ndërsa, prej atyre që aplikuan, paratë ose i’u deponuan me vonesë në llogaritë bankare, ose nuk i’u kanë dalë ende. E kështu erdhi edhe një shtatori duke i pritur nxënësit pa libra.
Pas problemit parësor që prindërit hasën me aplikim, po paraqitet edhe ‘frika’ tjetër e keqpërdorimit të parave nga vetë ata, duke shfrytëzuar ato për halle të tjera.
Nxënësit nuk u mjaftuan vetëm nga dëmet e qeverisë, por sipas disa mediave kosovare atyre iu shtuan edhe perfitimet personale të librashitesve, duke shitur komplet setin e teksteve, dhe jo të ndara. Disa nga libraritë e Kosovës po e përdorin edhe një metodë të manipulimit me qytetarë, duke mos lëshuar kupon fiskal e në këtë mënyrë duke ‘fryer cmimet’ e librave. Mbase për librashitësit kjo po konsiderohet një bazë e mirë e manipulimit.
Për klasat 1-5 qeveria ka ndarë nga 80 euro për libra, ndërkaq për klasat 6-9 vetëm nga 30 euro dhe ato vetëm për materiale të tjera shkollore, pa përfshirje të librave.
Për fëmijët e klasave të gjashta-nënta, situata këtë herë është bërë edhe më komplikuese. Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për ta, duke bërë edhe më të zorshme sigurimin e librave. Pavarësisht kësaj, shkollat nuk po heqin dorë, nxënës e mësues po bëhen bashkë për të mundësuar zgjidhje. Nxënësit njëherazi po furnizohen sadopak me librat e gjeneratave të kaluara, por, nëse situata vazhdon e tillë, viteve të tjera fara e problemit lehtësisht shtohet e bëhet edhe më trashanike sec është.
Ekonomia e Kosovës nuk është aq e zhvilluar sa që të zgjidhen problemet lehtësisht. Pjesa më e madhe e familjeve ka një nivel mesatar jetese, e ka edhe prej tyre që me pjesën ekonomike janë shumë dobët. Prindërit me nivel mesatar i’a bëjnë disi në sigurimin e librave duke blerë ato me paratë e veta, por problemi madhor qëndron tek familjet më të varfëra ekonomikisht që kanë fëmijët nëpër shkolla.
Më këtë veprim i’u është vështiresuar jeta prindërve, nxënësve, dhe mësimdhënësve. Procedurat për aplikim do të duhej të niseshin më heret, në mënyrë që në fund të muajit gusht mjetet të ishin vecse të gatshme për përdorim, e jo të liheshin në harresë. Detyra e qeverisë është t’ua lehtesojë jetën njerëzve dhe jo t’ua shtojë problemet!