Lazdrani Edon Zhegrova dhe banditi Agim Ademi - NACIONALE

Lazdrani Edon Zhegrova dhe banditi Agim Ademi

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

[Video-editorial: Berat Buzhala]

Më në fund e gjetëm arsyen e vërterë 'pse Kosova po hupë në futboll?' Unë për veti gjithë kam dyshu, se ose duhet me qenë far’ sehire dikah, e s'po mundemi me e gjetë ku na e kanë mshefë, ose lojtarët po dalin natën e po pinë raki e duhan, e nashtaaaaaa edhe ngrehin bari.

Përndryshe, arsye tjetër nuk mundet me pasë. Federata po punon si sahat, 24 orë pa u ndalë. Trajnerët, secili më i mire se tjetri.

Me u rujtë njeri mos po na e merr Manchester Unitedi. Terreni sportiv pos me qenë Santiago Bernabeu. Pra, çka hamamin s'po ecë?

Ku ia ka zatetë. Kjo më në fund u sqarua me një komunikatë të përbashkët të trajnerit dhe Federatës. “Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata." Siç është bë e ditur prej shumë burimeve të tjera, këta tre futbollistë mbrëmë kanë shku në diskotekë. Per masat përfundimtare ndaj ketyre tre banditëve, në ditët në vijim Komiteti Ekzekutiv i FFK'se ka me thënë fjalën përfundimtare.

Mos te mendojne Zhegrova, Muric dhe Musliju, se ndaj tyre po e mbyllim me kaq.

Perveç që i kanë suspendu ndaj lojës me Qipron, enkas për këtë ngjarje kane lëshu edhe një komunikatë për shtyp, duke ua lëshu në shpinë publikun, se demek ma ne fund i kapëm fajtoret qe Kosovës po i shkaktojnp kaq shumë vuajtje dhe humbje, kurse dënimi final pritet ne ditët në vijim. Tingëllon mjaft ironike kur Federata që drejtohet nga person me 100 akuza ne shpinë, merr masa represive ndaj tre fëmijëve që e paskan shkelë një rregullore.

Agim Ademi jo rregullore, po ka pase telashe me kushedi sa nene të Kodit Penal, mirëpo kjo nuk e ka pengu me dalë para kamerave edhe me fole pa iu dridhë qerpiku. Ne botën e futbollit nuk ka incident, le të themi ma normal, se sa lojtaret me i thy do rregulla dhe rregullore, e me dalë deri në disko, e me dalë me ndonjë femen.

Kjo nuk osht per me i lavdu, a per me u mbrojte, por kjo ështl per me kallxu, se ajo çka kanë bo këta tre futbollistë është sendi ma normal - jo normal. E kam një intervistë me Fadil Vokrrin, i cili tregojke qysh shpesh i ka ndodhë me pi raki deri n sabah, e qat’ ditë me hy me lujtë. Për duhan s'po flasim. Sigurisht që asnjëri prej tyne nuk është Fadil Vokrri, ama unë po tregoj për fenomenin. Na jena tuj folë për do djem te moshës rreth 20 vjeçare, që kanë bo pare e kerre, që pëlqehen prej cikave, edhe që tundohen për me dalë deri në kafe.

E di, boll marre, me hupë Kosova në vend të vetin 3-0, e këta me pasë fytyrë me dale ne publik, boll e randë, ama këto jane analiza për burra moralistë të moshës 50 e kusur vjeç, e jo për do djem që nuk i mendojnë dy here pasojat. Edoni qartazi nuk doket prej atyre që e mundon shumë trunin. Fuqia e tij është në këmbë, jo qaq’ në kry.

Pastaj për Muriçin kjo nuk është as hera e parë. Në kushte normale, për djem si këta, kombëtarja e ka një psikolog qe i merr në trajtim gjatë kohës kur ata janë te grumbulluar, në menyre qe me e parandalu nje incident të kesaj natyre që mundet me ndodhë, kurse nëse ndodhë, kombëtarja duhet me e qitë në barazpeshë se a ma shumë hupim a fitojmë, nëse kunder tyne lëshohet një komunikatë linçuese? Pra, anash aspektin human, bile ta kishin kqyrë aspektin transaksional. A na bjen mirë a keq, nëse këta tre i thojnë përfundimisht lamtumirë Kosovës dhe fokusohen në ekipet e tyne? A po e dinë keta, që tash rival i kemi kushedi sa kombëtare?

A po e dinë këta debilla, se me këtë qasje e me këtë metodologji, nuk ka me iu ardhë më kurrkush? Cili babë kish pase qejf me e pasë sot djalin në pozitën e Edonit? Arbër Zeneli i tha vëllait te vet: rri prite ftesën e Suedisë.

Mandej, ata që nime kanë talent, e që ne te njëjtën kohë i thirrë sot Kosova e Shqipëria, pashë zotin ku kanë me shku? Pra, qitne gishtin në kry, e kallxoni çka ka fitu sot Kosova me këtë komunikatë të budallme? Disipline në ekip. Ok. Tjetër? Tjetër kurrgjo, perveç se Agim Ademi ka arritë me e zhvendosë vëmendjen prej inkompetencës së tij, te tre djem, të cilet ne vitet e fundit e kanë djersitë fanellen për vendin e tyne, gjë të cilen nuk e ka bë as Agimi e as rrethi i servilëve të tij në Federatë dhe ne Studio. Qartazi Edon Zhegrova është lazdran, që kohë pas kohe ta kopë barkun.

Mirëpo Edon Zhegrova ka diçka që nuk e ka Agim Ademi dhe që nuk e ka askush prej vampirave të Federatës.

E ka talentin e rrallë, me të cilin talent duhet me punu, qysh punojmë na krejt me femijët tonë, që kohë pas kohe bëjnë veprime që nuk na pelqejnë. I ndeshkojme, por nuk i turpërojmë me komunikata publike. Mirepo Edoni është unik. Ia jep goll Paris Saint Zhermenit prej 25 metrave. E kualifikon ekipin e tij në Ligen e Kampioneve.

Kurse nëse ai, ose kushdo tjetër në ekip të Kosovës, është duke dështu këtu, nuk është faji i tyne, por është faji i atyne që i thërrasin.

Edhe Agim Ademi është, ama i jep golla Kosovës. A e keni pa bre një video të Agim Ademit, kur i grumbullon lojtaret, nese s'gaboj, para ndeshjes me Maqedoninë, edhe iu thotë "fitone qet loje, e vet shkrune cifren" demek sa t'doni pare. Qe, ky është shefi i federates. Ky është maksimumi që Agimi di me bo me e motivu ekipin dhe lojtarët. Meqë paraja për Agimin është gjithçka, atëherë sipas tij, me pare duhet me i motivu lojtarët. Paramendojeni me qenë ky far’ gjenerali ne luftë. Me i motivu ushtarët me pare, e ata tuj shku me dekë. Sido që të jetë, kjo çka ka ndodhë sot, kur publikisht jane linçu tre lojtarë, është pika më e ulët e ekipit kombëtar të Kosovës. I madh e i vogël do të duhej me u çu në këmbë, e me kerku largimin prej kreut të Federatës të këtij banditi ordiner, në menyrë qe me i shpëtu së paku këta talentë qe i kemi në ekip. Në të kundërtën, kemi me perfundu qishtu..., për faqe të zezë, kemi me u bë gazi i botës.

Lajme të ngjashme