Kosova: Çka nënkupton 1.6 milionë banorë për shtetin e ri dhe ekonominë?
Sot nga Agjencia e Statistikave u kumtua që Kosova ka rreth 1.6 milionë banorë rezident dhe rreth 600,000 në disporë. Ok, nuk është problem sa banorë jemi, por më shumë cilësia e jetës së tyre dhe kushtet e atyre që po jetojmë në Kosovë. Mundësitë, zgjidhjet që ne kemi. Ka shumë diskurse rreth numrit të popullatës në Kosovës, por madhësia nuk është më e rëndësishja, është kualiteti i jetës dhe ambienti e kushtet e biznes-bërjes.
Para disa dekadave, ka qenë një narrativ që "sa më shumë, aq më mirë". Në kohën moderne që po jetojmë kjo nuk ka shumë rëndësi. Më shumë rëndësi ka se si po jetojmë. Mundemi me qenë 50 milionë por je jetu keq mos me pas mundësi.. ngjashëm, mundemi me qenë 500,000 por me jetu mirë dhe pas kushte të mira. Kualiteti i jetës është i rëndësishëm, jo numri.
Rrjedhimisht, diskursi se sa banorë rezident jemi është më pak i rëndësishëm. Më shumë e rëndësishme është informata që po marrim se sa jemi. Kjo informatë është e rëndësishme me e organizu shoqërinë, qeverinë, objeketivat dhe qëllimet tona si Kosovë. Staregjinë Zhvillimore dhe të Rritjes së Kosovës.
Ne kemi mbi 700,000 persona në moshë pune me vite e që nuk janë fare pjesë e tregu të punës, ata po vazhdojnë të injorohen e harrohen për dobi të politikës. Quhen 'të painteresuar për punë' vetëm që qeveritë të mund të 'mbyrren' me numrin e vogël të papunësisë. Jo, numri i atyre që janë në moshë pune e që nuk punojnë është 60% - ky është fakt zyrtar.
Sigurisht që një informatë e parë është që kemi një rrjedhje të madhe vitet e fundit, sidomos dekadën e fundit. Ndoshta 350,000-400,000 persiona mund të kenë lëshuar Kosovën dekadën e fundit dhe kjo është rreth 1/4 apo 25% e numrit të përgjithshëm.
Pyetjet tona duhet të jenë: pse ka ndodhur kjo? pse politika nuk ka dhënë përgjigje për problemet dhe nevojat tona? Cila është paradigma politike dhe qeverisëse e re që duhemi aplikuar? Cka kemi mësuar deri më tani?
Pse politika po pasurohet, e qytetarët po dalin e ikin jashtë? Pse ende nuk kemi shërbime që meritojmë në arsim dhe shëndetësi publike? Pse kriza financiare është aq e lartë për familjen kosovare e qeveria as një përgjigje të vetme nuk e ka për këtë?
Një informatë tjetër, që nuk shifet tani, është se ky numër 1.6 milionë vitet dhe dekatat e ardhshme mund të tkurret edhe më shumë. Kjo për shkak se europa po plaket dhe nevoja për tregun e punës në vendet sikur Gjermania vetëm se do të rritet. Ndoshta do të jemi 1 milion ose më pak në vitin 2040.
Në një situatë ku në Kosovë nuk ka kushte të mira dhe atje është kërkesa kaq e lartë, largimi apo migrimi ekonomik do të vazhdoj. Gjermania vazhdimisht po liberalizon tregun e punës dhe politikat e migrimit.
Ky nuk është fundit i botës, kjo është një informatë që ne duhet të përdorim dhe të e integrojmë në politikat tona publike dhe socio-ekonomike. Ne edhe me këto kushte ku vazhdojmë të tkurremi mundemi me dizajnu politika të cilave jau shofim hajrin dhe prej të cilave mund të kemi benefite. Por fillimisht duhet të mësojmë nga këto trende dhe cfarë kemi bërë gabim. E pastaj të jemi në gjendje të dizajnojmë e zhvillojmë politika dhe modele socio-ekonomike të cilat e rregullojnë jetën, biznes-bërjen, ekonominë.