Konteksti kompleks europian rreth Lidhjes së Lezhës 1444
Shkruan: Shenoll Muharremi
Pas rikthimit në Krujë, Gjergj Kastrioti i njohur si Scangerbeg fyrmëzoj një lidhje mes Shqiparëve në Lezhë. Në Lidhjen e Lezhës u bashkangjitën familjet kryesore sikurse ajo e Andrea Thopia, Theodor Muzaka, George Arianiti, Paul Dukagjini, George Balsha dhe Peter Spani (sipas Zavalani).
Ky momentum erdhi pasiqë Hunyadi dhe Hungarezët po arrinin të sfidonin avancimin e osmanëve në Ballkan. Por duket sikurse Skenderbeu nuk kishe shumë zgjidhje në atë kohë. Sultani ishte tepër i indinjuar me 'tradhëtinë' e Gjergj Kastriotit ndaj ti, saqë emëro gjeneralët më të shkathët të luftonin Skenderbeun. Si dihet, rreth 25 beteja Skenderbeu i fitoj ndaj otomanëve.
Në anën tjetë, Lezha në atë kohë njihes si Alessia dhe nuk ishte e administruar nga Shqiptarët. Në fakt Venedikasit kishin nën posdim jo vetëm Lezhën por edhe Ulqinin, Barin, Durrëzin dhe brendësinë e Shkodrës. Andaj, liderët shqiptar u mblodhën në Lezhë me lejen e Venedikasëve. Disa burime sugjerojnë që venedikasit nuk ishin shumë të interesuar të ndihmojnë luftën kundër osamanëve. Ata më shumë shiqonin interesin e tyre personal, ndoshta rreth tregtisë.
Më këtë periudh duket që angazhimi i Europës (krishtere) ka qenë i zbehtë. Por gjithashtu edhe Perandoria Osmane ka qenë ndoshta në kulmin e angazhimeve të zgjerimit të saj në Europën Lindore nën lidershipin e Sultan Murat II. Vite më vonë, ata arritën edhe të mposhtin konstandinopojën dhe përfundojnë sundimin bizantin.
Kjo periudhë rreth Lidhjes së Lezhës duket se karakterizohet me një luftë mes krishterëve dhe osmanëve për donomin në këtë pjesë të Europës (Lindore/Jug-Lindore/Ballkan). Në vitin 1443-1444 gjithashtu u zhvilluar Kryqëzata e Varnës ku ushtritë hungareze dhe polake u ballafaquan me Perandorinë Osmane. Ky ballafaqim përfundoj me fitoren e otomanëve dhe vrasjen e dy mbretërve, atij Hungarez (Ladislaus III) dhe Polak (Władysław III).
Liderët shqiptar të Lidhjes së Lezhës thuhet se janë koordinuar me Mbretërit Hungrez dhe Polak. Një emisar u dërgua në Shqipëri ku mori dakordimin e Skenderbeut të sulmoj të njëjtën kohë osmanët nga jug lindja. Në librin e tij Zavanali shkruan se në të njejtën kohë që Hungarezët dhe Polakët po luftonin sultanin në Varnë, një ushtri shqiptare e udhhequr nga George Arianiti avancoj thellë në Maqedoni.
Në anën tjetër, në Europën Perendimore ende po vazhdonte 'Lufta 100 vjecare' mes Francës dhe Anglisë. Kjo mbase kishte kontribouar që Europa të ishte e lodhur dhe e fragmentuar. Ky mesiguri ishte një terren i mirë për Sultan Muratin të Avancoj zgjerimin e tij Europian.
