Kështu vdesin shtetet - NACIONALE

Kështu vdesin shtetet

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Përndryshe, fatkeqësisht, kjo opozitë nuk mundet me fitu kundër Albin Kurtit.
Tash kemi me ngelë në gjysë të rrugës.
Kurse Kurti ka me dalë i pari, ama e shoh tepër të vështirë që ai me pasë mundësi me kriju aleancë paszgjedhore, që ia mundëson me e formu Kurtin 3.

Opozita në këtë format që është, as nuk di, as nuk guxon, e as nuk ka vullnet.
LDK është e përçarë. Lumiri as nuk mundet me i fitu zgjedhjet, as nuk mundet me i çu te Kurti, e as nuk mundet me i bo bashkë me PDK’në. Thjeshtë nuk e dëgjojnë.
Prandaj ai e ka zgjedhë këtë rrugën e abstenimit dhe refuzimit. JO Kurtit dhe JO opozitës. Me i thanë PO Kurtit prishet me Gazin, Dullën dhe shumë gaza e shumë dulla të tjerë. Me i thanë PO opozitës rritet shumë numri i xhafertahirave.

Prandaj, mënyra e tij e vetme për me e kamuflu mungesën e autoritetit në parti është me i thanë JO krejtve, kinse mbi njëfarë vizioni të fitores totale.
Prej atyre çka kanë mbetë në LDK, është edhe një krah që është në LDK, thjeshtë sepse ka qenë gjithmonë aty. Pra, nuk e din as vetë saktësisht pse janë aty. Janë aty për shkak të hardverit, e jo softverit.

Lumiri e ka mbyllë ciklin e tij politik. Nuk po them që nuk mundet me i shtu edhe nja 2 përqind, nëse e merr Nismën, a me i humbë nja 2, por nuk e shoh qysh mundet me i shtu 10 a 15 përqind, për me dalë parti e dytë a parti e parë.
Një pjesë e njerëzve të rëndësishëm në parti nuk ia harron lehtë inxhinjerimin e votave të diasporës, për me i favorizu disa figura, e me i largu disa të tjera.

PDK në anën tjetër ka potencial, por është kurthue fort keq në organizim të brendshëm.
Kur është puna për me vendosë për partinë dhe privilegjet, vendosin këta shokët e shkollës Xhevdet Doda, kurse kur është puna për me mbledhë vota e thërrasin Bedri Hamzën me i pri listës.
Nuk jam i sigurt edhe sa palë zgjedhjesh mundet me funksionu triku me Bedri Hamzën. Ta kishin pasë seriozisht Bedriun, nuk ish nxitu Memli me u zgjedhë kryetar.
Unë nuk e kuptoj qysh një parti e zgjedhë dikë për kryetar, kurse kandidatin për kryeministër e merr hua.

Është problem me pasë sukses një subjekt politik që ma shumë krenohet me vendin e tretë në Prishtinë, sesa me fitoren pa balotazh në Ferizaj dhe me fitoret në qytete të tjera.
Sigurisht, për me e nxanë vendin e tretë në Prishtinë, kanë shpenzu ma shumë sesa që kanë shpenzu në krejt komunat tjera dhe kanë angazhu ekspertë ndërkombëtarë, sikur të ishin në garë për zgjedhje nacionale.

Fatkeqësisht, pas zgjedhjeve lokale, vota në Drenicë kurrë më nuk do të jetë siç ka qenë.
A jeni të sigurt që këta të kryesisë, në krye me kryetarin, kanë me shku në tubim në qytetin ku është kryetar Ramizi? Me shku ndoshta edhe kanë me shku, ama rivaliteti edhe në popull ka shku shumë ma larg sesa këta mendojnë.

AAK në këto zgjedhje rrezikon seriozisht për me mbetë nën prag. Gjasat i ka ma të mëdha mos me kalu, sesa me kalu pragun.
Ramushit nuk i mungon energjia, por tash thjeshtë mundet që e ka harxhu krejt karburantin që e ka pasë si politikan, duke qenë tash e 25 vjet në krye të një subjekti politik.
Çka me thanë në fushatë?

Albin Kurti ka qenë dhe është e keqja më e madhe politike që i ka ndodhë vendit tonë, që prej kohës së Rrahman Morinës, mirëpo nuk është punë e thjeshtë me e bindë votuesin mesatar kosovar që është kështu.
Është një libër shumë i mirë: “Kështu vdesin demokracitë.” Unë kisha me thanë: Kështu vdesin shtetet.

Lajme të ngjashme