Gjendja politike në Shqipëri, si në Kosovë më 2019. Duket normale, por nuk është
Gjendja politike në Shqipëri duket klasike, bipolare në kuptimin e fjalës. PS –PD edhe mandej subjekte të vogla andej. Subjekte të vogla që shpresojnë se do të futen në Kuvend të Shqipërisë me dy, tre, katër, pesë apo gjashtë deputetë.
Pastaj është edhe pjesa e estabilishmentit që tall partitë e vogla. Gjëra që kemi dëgju më herët në Kosovë.
A e mbani mend kur thonin: kurrkush nuk mund t’i fitojë 50%, sistemi nuk e lejon.
Qysh thonë: sistemin e nanës. Nuk pyeti kurrkush për system.
Edhe këto në Shqipëri nuk e kuptoj pse janë kaq këmbëngulës, ku fare lehtë për shembull në qarkun e Tiranës, njëra prej partive të vogla i fiton 8% dhe 1% në nivel të vendit dhe mandej mund t’i marrësh katër deputetë, që është numër i madh.
Në pamje të parë, duket krejt normale. Qysh ka qenë prej vitit 1991 në ato zgjedhjet e para, nëse nuk gaboj në të marsit 1991, doktor Sali Berisha nja 400 vjet më i ri, sesa sot, Partia e Punës që zëvendësohet me Partinë Socialiste.
Mirëpo, vetëm pak nëse gërryen, e sheh (ose së paku kështu unë mendoj) se rendi i vjetër politik, është para kolapsit.
Këto janë zgjedhjet e fundit – më mbani përgjegjës – që situata është ‘bussines as usual’.
Pse po e them këtë?
E para, Partia Demokratike po udhëheqet nga Sali Berisha prej vitit 1992. Në momentin qe doktori do të largohet, Partia Demokratike futet në një luftë civile, pa armë po shpresoj.
Nuk ka ndonjë trashëgimtar që mund t’i mbajë këtë zonjtë e pulave afër vetes. Largimi i tij prej PD-së, i krijon shtatë apo tetë subjekte politike, menjëherë.
Por nuk është vetëm kjo pasoja e vetme;
Në momentin që largohet Sali Berisha, pushon edhe tregimi i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, që “nëse nuk është ky, është ai”.
Pra, eliminimi politik i Berishës, e lë pothuajse pa kauzë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, i cili gjithashtu – të jem i sinqertë, nuk është shumë i ri në politikë, madje karrierë politike ka më shumë se Sali Berisha, qe 13 vite kryeministër, disa vite kryetar i bashkisë, ka qenë edhe ministër i Kulturës.
Pra, Rama ka jetë në shërbim të popullit nja 24-25 vite.
Mirëpo, edhe ai do të shkojë drejt fundit. Në mandatin tjetër. Dhe Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve – që qartazi i fiton Partia Socialiste – këtë e di edhe doktor Berisha.
Pra, mandatin e radhës e fiton prapë Partia Socialiste, doktor Berisha eliminohet e mandej, diçka edhe Edi Rama shkon drejt fundit politik. Nuk e ka atë pasionin e kauzës.
Nëse shkon Edi Rama, çka ndodhë me Partinë Socialiste? Erion Veliaj në burg. Ilir Meta në burg.
Me një fjalë, me çka shoh unë, në Shqipëri, jemi sikur në vitin 2019 në Kosovë, ku çdo gjë duket normale, por nuk është normale, ku duhet vetëm një vlim nën dhe mandej ‘they ëill ropped’.
Një e di, këto partitë e vogla, sot mund t’i tallin dhe munden të mos pëlqehen shumë, kanë me qenë në ‘poll position’, pas këtyre zgjedhjeve.
Krejt çka duhet është të mos dekurajohen.