Gazetari i Nacionales i përgjigjet deputetit Gola, e fton për debat
E lexova reagimin e Ardian Golës ndaj Nacionales, përkatësisht ndaj meje, dhe u “zhgreva në vaj”; veçse vaji, përkatësisht lotët, (jo vaji polak, mos u bëni prejudikues) ishin për atë se sa ridikulloz dhe për-gjynah një profesor e shkencëtar i shoqnisë mundet me u bë; kur krejt cerebrën brenda kafkës duhet me investu me justifiku postin që e mban, dhe ata/o që postin ia mbajnë. E një gjë dihet, intelektualët që janë turr’ me arsyetu gazdësinë e tyne, nuk janë kanë gazda te vetes, por vegla të të tjerve.
Hajt qe po ia njekin vijën logjike pro’sorit të shoqnisë, i cili del me arsyetu të pamundshmen, Arbërie Nagavcin (kruhet në konferencë tërë kohën; e kuptueshme, sepse unë besoj dhe e di si dy-plus-dy-që-bëjnë-katër që Gola në raport me Nagavcin është vit-drite larg mendërisht e karakterialisht; dhe Jahja Kokës i cili është mbase personi më i papërshtatshëm me ia besu një konferencë për media për përditshmëritë politike; përndryshe zotin Kokaj e admiroj në lëmitë e veta, dhe në një kohë të shkurtër sa kam studiu Elektro-Teknikë, vepra e tij “Llaserët” është prej veprave më të mira të shkrume në ato lëmi që i kam lexu).
Titulli i Nacionales ishte ky – “Seanca do t’ua prishte disponimin fëmijëve”: Arsyetimi për t’u 'zhgrehë në vaj' i Ardian Golës për mospjesëmarrje në seancë; dhe brenda tekstin as nje presje e as nje pikë mangut nga ajo çfarë ka thonë pro’sor pushtetari nuk mungon. Zero. Zilch. Nothing. Nada.
Kështu është e shkruar në Nacionale:
“Kjo seancë e thirrur nga opozita, tha ai, ‘si pasojë do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor’. Por, edhe sepse duke qenë që opozita e ‘cilësoi abritrarisht si proces të dështuar’, ai tha se ‘vetë pjesëmarrja jonë në një seancë ku cilësohet si dështim është përligje e dështimit dhe ne kemi refuzuar a prori që të marrin pjesë në këso seancash’”.
Ti pro’sor pushtetari, për më tepër Kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, e ke thënë këtë. Asnjë germë s’ta kam heq.
Tash të ndalemi te kryefjala e identifikume prej meje që e ka thënë pro’sor pushtetari: “Si pasojë do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor”.
Gola, e di më mirë se unë, p.sh, ai e ka lexu David Hume-in dhe teorinë e tij mbi kauzalitetin. Nuk ka pasojë pa shkak. Shkaku i paraprinë pasojës. Nuk ka akull pa qenë fillimisht ftohtë. Nuk ka avull pa qenë fillimisht një nxehtësi që avullon. Pra, njëherë “A” pastaj “B”. Kurrë s’ka pasojë që i paraprinë shkakut. Është konceptualisht a pamundshme. (S'po di nashta? Big Bang-u si ngjarje apo shkak-i-parë-i-pashkaktuar? Zoti? Mos të stërhipotetizoj)
Pra, Gola, i cili e justifikon Arbërie Nagavcin, që i ka stërmundu prindërit me dal me ua ble librat fëmijëve të tyte, një obligim ky ligjor dhe shtetëror, me i shti me u endë nëpër librari, mos me i gjejtë librat, me u interesu për me i gjetë cilat librat janë qato, me i shti me apliku nëpër e-Kosova, a ju dulën paret a s’ju dulën paret, dikujt s’i bën, shumicës s’i bën, një ofertë primare 4.8 milionë e shtrenjtë që u refuzohet shtëpive botuese, e që mëpastaj u kushton 12 milionë në emër të kursimit edhe më të shtrenjtë – Golës për këto aq i bën.
Sepse Gola nuk mendon që kjo është SHKAKU. Por, pro’sor pushtetari Gola mendon që SHKAKU është thirrja e opozitës për Seancë të Jashtëzakonshme, “që për PASOJË do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor”.
Pra, ky, që është SHKAKTARI, e bën opozitën SHKAKTARE të “PASOJËS së prishjes së disponimit të fëmijëve”.
E ftoj profeson Golën – pasi paska ftu profesorë të gazetarisë për debat se a është raportimi i Nacionales profesional dhe që nëse e humb debatin “jap dorëheqje” – të ftojë atë profesor gazetarie bashkë me veten në një debat në Nacionale. Dyert i ke hapur, dhe veçse ma bën qefin.
Nacionale rr’non për qito sende. Për debat. Për mendje të shëndosh.