Pikëpamja mbi problemet në Ballkanin Perëndimor: Evropa të bëjë më shumë - NACIONALE

Pikëpamja mbi problemet në Ballkanin Perëndimor: Evropa të bëjë më shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta prestigjioze the Guardian ka publikuar një editorial gjatë ditës së djeshme të titulluar “Pikëpamja e The Guardian mbi problemet në Ballkanin Perëndimor: Evropa të bëjë më shumë”. Nacionale e publikon të përkthyer.

The Guardian

Në fillim të muajit dhjetor, zyrtarët e Bashkimit Evropian shkuan në Shqipëri për ta bërë një gjest. Samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, ishte i pari që u mbajt përnjëmend në rajonin, popullata e të cilit lëngon të bëhet pjesë e Brukselit, por kanë nisur të dyshojnë se do t’ia dalin mbanë ndonjëherë.

Gjesti – bashkë me masa konkrete siç ishte përfshirja në programin Erasmus të BE-së – shkoi mirë. “Gjërat po ndryshojnë,” – tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa të tjerë liderë e lavdëruan atë që e panë si “mendësi ndryshe”. Disa javë më vonë, Bosnje e Hercegovinës iu garantua statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

Muzika e një disponimi të ri nuk është e vështirë të shpjegohet. Derisa ka lodhje për politikën e zgjerimit të BE-së në vitet e fundit, Ballkani Perëndimor – dhe tensionet në dukje të pazgjidhshme të saj – ranë poshtë listës së shqetësimeve gjeopolitike të Evropës. Por, lufta në Ukrainë i ka koncentruar mendjet në Bruksel, derisa Rusia po provon të zgjerojë influencën e saj në rajon në kurriz të BE-së dhe Natos, dhe mban peng jostabilitetin politik për interes të saj.

Fokusi i përtërirë perëndimor ishte shumë i nevojshëm por, marrë parasysh kontekstin e errësuar, duhen më shumë se do fjalë të ngrohta. Muajin e kaluar, përleshjet lokale çuan në barrikada në pjesën më veriore të Kosovës, që është kryesisht me etni serbe. Raportet me Prishtinës dhe Beogradit – që ka mbështetjen entuziaste të Kremlinit dhe që refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës – u dukën më keq se kurdo gjatë 20 viteve të fundit.

Kapaciteti i BE-së për të ndërmjetësuar u komplikua nga varësia e Serbisë prej gazit rus, dhe refuzimit të tyre për t’i vënë sanksione Moskës. Por nëse nuk zbatohte plotësisht marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 – që u jep autonomi politike serbëve të Kosovës për normalizimin e raporteve dy shteteve – rreziku i një konfliki të pashmangshëm është real. Nëse kjo ndodh, pasojat e gjerësishme do të ishin serioze, dhe jo vetëm sa i përket një krize të re me refugjatë.

Në Bosnjë e Hercegovinë, situata po ashtu është e zymtë. Moska i jep mbështetje zemërgjerë agjencës separatiste të liderit nacionalist Millorad Dodik. Në të njëjtën kohë, Kremlini kultivon nacionalizmin e kroatëve të Bsonjes, që janë barazisht të përkushtuar që të rrisin e thellojnë ndasitë etnike.

Përfaqësuesi i lartë gjerman që u caktua për të mbikëqyrur kushtetutën e Bosnjes, Christian Schmidt, duket se ka bashkëpunuar me këtë agjendë, duke ndryshuar në mënyrë kundërthënëse ligjet zgjedhore pasi zgjedhjet kombëtare ishin mbyllur në tetor. Kjo është marrë nga shumë boshnjakë që perëndimi ka hequr dorë nga ideja se shteti do të bëhej ndonjëherë normal, e me një demokraci të unifikuar.

Marrë parasysh pasojat gjeopolitike që janë në pyetje, dhe influencën në rritje të investimeve kineze në rajon, BE-ja duhet ta shpejtojë lojën. Suksesi i partive islamofobe në vende si Franca dhe Holanda nënkupton se zgjerimi drejt lindjes është joreal për të ardhmen e afërt. Në Serbi, mbështetja popullore për hyrje në BE ka rënë poshtë 50 përqindëshit, derisa Beogradi refuzon të që t’i bë sanksionet evropiane Rusisë. Por, BE-ja ende mund të ushtrojë ndikimin e saj nëse bën gjënë e duhur duke kthyer vitet e tëra të neglizhimit. Pa mundësinë e pranimit, duhet të ofrohet shumë më shumë sa i përket asistencës ekonomike dhe afrimit me tregun e BE-së. Në këmbim për progresin në çështje të tilla si korrupsioni, rendi e ligji, dhe shprehja e lirë, një përpjekje e sinqertë do të gjeneronte mirëbesimin e nevojshëm për të shtensionuar situatën dhe për të mbajtur vlerat demokratike.

Alternativa e papëlqyeshme është të lejohet një rajon strategjikisht vital që të shikojë kah lindja po aq sa kah perëndimi, duke forcuar forcat joliberale etno-nacionaliste dhe duke avancuar agjendën e Kremlinit në oborrin e Evropës.

Lajme të ngjashme