Dy-tri përshtypje rreth Këshillit të Përgjithshëm të LVV - NACIONALE

Dy-tri përshtypje rreth Këshillit të Përgjithshëm të LVV

4 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Përshtypja kryesore ishte se LVV aktualisht gjendet midis euforisë së 50%shit dhe frikës nga e ardhmja. Rruga drejt të ardhmes është ende e paqartë dhe mvaret se si lidershipi i partisë dhe sidomos anëtarësia e menaxhojnë dhe veprojnë gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.

VV është parti e madhe, por ajo thashmë e ka arritur kulmin. Edhe organizimi Këshillit të Përgjithshëm ka reflektuar njëfar konfidence dhe madhështie, edhe pse protokolli dhe paraqitja ku mungonte flamuri dhe simbolet e Kosovës e zbehë ngjarjen. Me këtë mendësi, LVV të kujton frymat e nacionalizmit të shek XIX, kur vendet po luftonin për liri nga pushtuesi dhe po fitonin autonomi e pavarësi. Në atë kohë, kjo ishte normale, por sot, është jashtë kontekstit dhe një vlerë jo-kompatibile me të tashmën dhe të ardhmën. Jo vetëm lirinë, por edhe shtetin e institucionet publike i kemi tonat.

Mbase, jo vetëm flamuri i Kosovës që mungonte por aty e kanë vendin edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera përfshi serbët e Kosovës të cilët si pjesë e VV do të ishin një aset rreth zbatimit të politikave publike në të gjitha rajonet e vendit dhe kështu edhe përfaqësi i partisë do të ishte shumë më dinjitoz i partisë.

Më shumë ngjyra, më shumë mendime e këndvështrime e pasojnë një subjet, më pak e bëjnë të le të dëshirohet. Një LVV më gjithëpërfshirëse, e jo me vetëm dy ngjyra është dicka që duhet të konsiderohet në të ardhmën se ky koncet shkon shumëëë përtej flamurit dhe ka të bëjë më intergimet, ekonominë, qëndrueshmërinë e Kosovës. Sidoqoftë, ti kthehemi përshtypjeve kryesore:

1. Shumica e pjesëtarëve të lartë të partisë, përfshi kryetarin e partisë, theksuan që partia duhet të 'bashkohet' të mos ketë dallime brenda. Lufta individuale mos të mbizotëroj angazhimin kolektiv të partisë. Kjo të lenë një përshtypje, që pas daljes së disa deputetëve nga partia dhe grupi parlamentar, LVV ka një frikë nga ndarja e brendshme dhe përqarja. Sikurse lidershipi i partisë po e shef tkurrjen e pashmangshme të partisë që do të ndodhë si rrezik të madh dhe tani ata po fokusohet me të gjithë qenien me parandalu apo me e menaxhuar këtë rënien. Ky lloj paniku dhe frike, psikologët kishin me thënë, nuk duhet të luftohet por të lejohet të manifestohet.. përfundimisht të bëhet mik dhe aleat i yti sikur era në oqean.

LVV me 50% ka pasur gjithcka në gjirin e saj, pra kjo situatë është normale. E tash, kur partia pa absorbuar dhe thithur pushtetin qe katër vite, ka plotë grupe që janë mbetur të pakënaqura. Kur përfundon mandati qeverisës, ata tani po kërkojnë zgjidhje tjera. Por kjo është edhe një mundësi për LVV, jo vetëm kërcënim si e shef lidershipi i partisë. Pasiqë partia do të tkurret patjetër, atëherë është mirë të shfrytëzohet ky proces dhe momentum për konsolidim. E largon të keqen, e mbanë më të mirën dhe e fuqizon.

Pra, kjo rënie (e shëdoshë) është një mik i LVV dhe do e bëjë këtë parti më të mirë sesa që është sot, sidomos me eksperiencën katër vjecare me menaxhim të qeverisë. Nëse ky proces, ashtu si shifet, është i pashmangshëm, shfrytëzoje për të mirë... ose mos le asnjë situatë apo krizë pa shfrytëzuar, njashtu edhe këtë proces të rënies konsoliduese.

2. Albin Kurti dhe LVV vazhdojnë me tregu vetëm pjesët pozitive të qeverisjes së tij. Në fjalimin e tij dhe të tjerëve vetëm storie suksesi paraqiten. Kjo tregon që partia është në njëfar lloj deliri por edhe frike nga e ardhmja dhe ajo që do të pasoj. Partia nuk po e shfrytëzon këtë rast të mirë të identifikoj mbase sfidat e partisë dhe Kosovës dhe të gjejë zgjidhjet më të mira por po sillet sikurse gjithcka është ideale.

Nuk është as LVV e as qeveria e saj ideale, ka shumë të meta ashtu si ka edhe përparime. Por nëse ne fokusohemi tek të mirat vetëm po humbasim shumë se po e glorifikojmë të kaluarën dhe po e injorojmë dhe humbasim të ardhmën. Kjo do të ndodhë me gjasë, LVV do të vazhdoj të insistoj në të arriturat absolute në periudhën e ardhshme por kur qytetari shkon te arka e marketit për të paguar shportën e tij, ai do të përballet me realitetin dhe ajo cfërë dëgjon nga partia do duket iluzive.

Kështuqë, LVV duhet të gjejë dhe ndjek një mes kredibil e jo të vazhdoj të bazohet në statistika apo situata pozitive vetëm duke e fshhur anët sfiduese apo negative. Sot ishte rasti me eksportet kur KM tha që 'janë rritur dyfish' duke injoruar problemin më të madh ekonomik të Kosovës, rritjen dramatik (7x më shumë sesa vlera e rritjes së ekportit) të importit dhe deficitit gjatë mandatit të qeverisë së LVV. Kemi një realitet paralete që duket se partia dhe anëtarët e saj kanë vendosur mos ta shofin dhe kjo mund të ju hakmerret herët apo vonë; dhe

3. Ndoshta situata më e ndijshme ishte tek një far lloj mentaliteti ku të gjithë e përkëdhelin liderin dhe kryesinë dhe, në vend se të japin kontriboutin me dicka subsancioale, duartrokasin gjatë pa dhënë asnjë kritikë konstruktive. Të gjitha fjalimet, absolut të gjitha, ishin ledhatuese për Kurtin dhe Qeverinë. Si është e mundur kjo? A nuk ka Kurti asnjë mik aty brenda që i ndihmon duke ja thënë atë që ai nuk dëshiron të ndëgjoj?

Miku i mirë, ai që e do partinë, fokusohet tek kritikat konstruktive që e bëjnë partinë dhe qeverinë, liderin, më të mirë... e jo të ledhatojnë dhe inkurajojnë aty dhe veprimet e politikat e tija. Askush, asnjë njeri nuk është aq i përkryer, e Kurti ka nevojë për këshillta të forta kritike që e ndihmojnë të bëhet më i mirë. Kështu, një grup aq i gjërë njerëzish ku asnjëri nuk gjenë kurajon, guximin të dal e të i thotë partisë dhe qeverisë: "Këtu duhet të përmirësohemi". Kjo, ndoshta, është sfida dhe kërcënimi më i madh për të ardhmën e LVV.

Asnjë individ nuk guxon të i kundërvihet apo të jep mendime alternative nga ajo cfarë thotë kryetari dhe lidershipi i partisë. Kur të gjithë mendojnë njësoj, aty thuhet që nuk po mendon askush. Kështuqë, përderisa pjesëtarët e partisë nuk janë në gjendje të japin kritika konstruktive menaxhmentit të partisë, ajo parti nuk do të zhvillohet mëtutje.

......

Sigurisht që partia ka edhe pjesët pozitive. Sidomos ndoshta gjendja nuk ndyshon shumë edhe me partitë tjera të mëdha, por LVV ka përgjegjësi më të mëdha, gjithashtu për shkak se terreni i brendshëm është më lehtë i navigueshëm dhe nuk kanë shumë bara nga e kaluara.

Partitë politike duhet dhe mund të jenë shumë më të mira se kaq. Vetëmse për këtë nevojitet më shumë mendime kritike pozitive që japin më shumë alternativa por gjithashtu që janë në gjendje me e sfidu menaxhmentin e partisë për punën e tyre. Vetëm ashtu një parti bëhet më e mirë, vetëm ashtu lidershipi i partisë nga presioni e bënë dhe nxjerë më të mirën.

Përndryshe LVV e cila është në një proces të ciklit transformues dhe ku e ka arritur kulmin më herët, tani ka një mundësi por edhe sfidë vitet e ardhshme. Nëse parti adaptohet në baze të nevojave të Kosovës dhe eksperiencës së saj të fundit në qeverisje dhe legjislativ, atëherë ka mundësi të mbetet një ndër partitë e para në vend. Por alternativisht, nuk përjashtohet edhe scenario ku LVV nga 50% bie në 35%, 25%...e deri në 12-15% deri në fillim të viteve 2030ta.

Asgjë nuk është e shkruar në gurë dhe gjithcka është dinamike. Interesi i Kosovës është të ketë një LVV të fortë, moderne dhe gjithëpërfshirëse. Zgjidhja mbetet tek lidershipi dhe anëtarësia e saj. Nëse ata do vazhdojnë të ledhatojnë lehtën dhe të mbesin të vetkënaqur, apo do zgjohen nga zgjumi i 50% dhe punojnë me nje motodë më kritike të adaptohen në realitetin e ri dhe të menaxhojnë tkurrjen konsoliduese sa më mirë të jetë e mundshme.

Lajme të ngjashme