Dorëheqja e Biden dhe Dueli Harris - Trump: Reagimi i ekonomisë dhe korporatave - NACIONALE

Dorëheqja e Biden dhe Dueli Harris - Trump: Reagimi i ekonomisë dhe korporatave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi


Në momentin që Joe Biden deklaroj publikisht dorëheqjen apo mos ri kandidimin për President të SHBA-së, tregjet/marketet u shkundën. Edhe pse ishte e dielë, Bitcoin bëri një zhytje të thellë. Përshtypja ishte që do të krijohet një pasiguri dhe ekonomia nuk i do të panjohurat dhe pasiguritë politike. Por ku Kamala Harris u propozua si zëvendësim kandidat i Demokratëve dhe filloj të pranoj përkrahje, marketet u rikuperuan.

Sot kur filloj para-tregtimi në 4am atje në Wall Street (10h me kohë të Kosovës), Stock Market duket të jetë stabil. Disa nga kompanitë kryesore me ndikim të lartë po tregojnë shenja pozitive. Microsoft, NVIDIA, Tesla, Amazon, META, Apple dhe Alfabet/Google të gjitha po tregojnë shenja pozitive. Duket që, për momentin, tregjet financiare janë pozitive, ose së paku neutrale ndaj ndryshimit.

Në përgjithësi, kapitalistët amerikanë e preferojnë Donalt Trump për President për shkak se gjatë mandatit të Demokratit Joe Biden pati një krizë të inflacionit dhe ekonomia pësoj keq. Pati rritje të normave të interesit, të cilat ende nuk kanë filluar të ulen ashtu sic po rekomandojnë normat e stabilizuara të inflacionit.

Në përgjithësi, pas tentim atentatit, ekonomia amerikane e cila ka ndikim të thellë në ekonminë europiane dhe rrjedhimisht në Kosogvë, dukej se po përgatites për ardhjen e Trump në pushtet. Tashmë thujase janë konfirmuar dy ulje të normave të interesit deri në fund të vitit dhe me fitoren e Trump në horizont dukej që po bëheshim gati për një cikël të ri biznesor dhe ekoniomik pozitiv, aq shumë dhe gjatë të pritur.

Kamala Harris mund të ndryshoj lojë, mbase. Përderisa gjasat e Biden ishin thujase zero, ndryshimi i lojës nga Demokratët mund të sjellë shpresa të reja. Definitivisht do të tentohet të instalohet një frymë e re ku Harris paraqitet si gruaja e parë Presidente e SHBA-së, plus me ngjyrë. Kjo do të paraqitet nga Demokratët si ajka e demokracisë dhe civilizimit. Sa është e mundur të realizohet kjo strategji mbetet të shifet.

Në përgjithësi, Trump do të vazhdoj të ketë një avantazh, kjo kryesisht për shkak të politikave të tija ekonomike dhe tregtare. Ai do të premtoj ulje të taksave dhe mbi të gjitha do të ndaloj politikën e majtë të demokratëve që nuk po i bënë hajr ekonomisë se po sulmon krerët e kapitalizmit amerikan. Rritja e taksave për bizneset e mëdha, në njërën anë, dhe falja e borxheve për disa shtresa, në anën tjetër, po krijon një presion ekonomisë ku po pengon rritjen.

Edhe pse fushata do të bëhet më dinamike dhe e paparashikueshme me Kamala Harris, nëse konfirmohet, Trump do të vazhdoj të ketë një avantazh. Harris nuk ka qëndrime dhe opinione të forta e as një identitet ekonomik apo global. Një SHB A në krye me Kamala Harris do të duket më demokratike, por jo edhe ekonomikisht e fuqishme. Harris gjithashtu nuk duket se do të aplikoj një rrol proaktiv të SHBA-së nëpëp botë.

Kështuqë, nëse korporatat e mëdha në SHBA kanë ndikim ashtu si thuhet dhe mendohet, Trump do të ketë gjasa të mira të jetë President i ardhshëm i SHBA. Por mbi të gjitha, është mirë që Joe Biden, për shkak të moshës së shtyer dhe gjendjes shëndetësore, ka vendosur të fokusohet tek përfundimi i presidencës aktuale dhe mos të kandidoj përsëri. Kjo, edhe ashtu, ishte e dukshme. Për shkak se Demokratët kishin humbur garën ende pa filluar. Por tashmë u rikthyen dhe megjithatë mund të kenë gjasa teorike.

Lajme të ngjashme