Bukën e motmotit e siguruam, si duket tani është koha t’i çelim bunkerat e parë - NACIONALE

Bukën e motmotit e siguruam, si duket tani është koha t’i çelim bunkerat e parë

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Amerika ka vendosë mos me i shitë mikrochipa Kines, në menyrë që ushtria amerikane me e pasë ni avantazh ndaj asaj kineze, Mikrosofti, Google, Apple dhe nvidia po luftojnë me dhëmbë e me thonj për me pasë dominancen për inteligjence artificiale, që është dominanca ma strategjike për kushedi sa dekadat e ardhshme, kurse na në Kosove ka mundësi që jemi disa ditë larg prej lajmit që për shkak të ngërçit është mbytë turisti i parë në ujërat e thella dhe të ftohta të liqenit të Ujmanit.

Për shkak të propagandës së madhe politike, një pjesë e shoqërisë po sillet sikur kurrë më parë nuk ka pa ujë me sy, kurse për Ujmanin nuk e kemi ditë që ekziston, por befasisht, ky pushtet, në shtrirje e sipër të sovranitetit në tokat veriore, ka hasë në këta ujë.

E kotë me u thanë se uji i këtij liqeni artificial tash e kushedi sa dekada, po po edhe pas luftës, perdoret per uje te pijes, për ujitje dhe për rryme, për kushedi sa komuna te Kosovës, duke perfshi këtu edhe Fushë Kosovën e Prishtinën.

Me fjale të tjera, nën qeverinë Kurti ujërat e Ujmanit po përdoren edhe për not, zbavitje dhe kuriozitet, dhe jo vetëm për pije dhe ujitje, qysh janë përdorë deri tash.

Burra ne moshë po shkojnë nga Prishtina për me pa e për me prekë ate ujë, për me kumtu sihariqin e madh se jane çliru edhe peshqit e Ujmanit dhe se tash e tutje edhe ata do të flasin shqip.

Aleluja.

Ndoshta një ditë ka me dalë dikush e ka me thanë që uji i ketij liqeni artificial është shërues, kurse vende - vende është edhe i gazuar.

Kur te lodhemi me rrena, ka me ardhë dita edhe për me kallxu që një pjesë e këtij liqeni gjendet ne Serbi dhe se statusi i tij, deshtëm a nuk deshtëm, do të përcaktohet me një marrëveshje me Serbinë. Sepse nëse nuk ka marrëveshje, serbët në Serbi, munden me pshurrë në ujë, e mandej kur të lahet Mefi, Dimali e Xhelali, munden me u infektu.

Sigurisht integrimi i veriut të vendit është i rendesishem, mirëpo a është aq i rëndësishem që pushteti me u marrë 24 orë ne ditë, në shpërputhje të plotë me çfarë bën dhe çfarë thotë për pjesën tjetër të vendit.

Në veri jetojnë nja 100 mijë banorë, shumica dërrmuese serbë. Ata janë të shtrimë në një sipërfaqe prej nja 1000 km katrorë. Qeveria ka harru që knej kanë mbetë të pambulume edhe 1.4 m banore dhe 9000 km katrorë.

Çdo gjë në keto kohe është veri, Ujman, ura mbi Ibër, shpia e Radojcicit, e cila u ndërtu kur këta erdhën në pushtet.

Kjo edhe e kish pasë nifaaaar kuptimi, nëse pas shtrirjes së këtij sovraniteti, Kosova dhe Serbia kishin me e fillu dialogun.

Problemi është që dialogu ka përfundu. Serbia dhe serbët e veriut janë zbutë, pasi që Kosova dhe Kurti e kanë pranu Asociacionin. Ajo marrëveshje herëdokur ka me u zbatu, prandaj deri atëherë suksese me propagandë dhe me not. E gjithë kjo po ndodhë, pasi që e kemi siguru edhe bukën për ni vjet, kurse për shkak të investimeve qeveritare është rrite edhe numri i studentëve që janë regjistru në Gjuhe shqipe.

Ndoshta nuk ish kane ide e keqe me fillu edhe me ndërtimin e bunkerave. Le t’qëllojne qaty.

Lajme të ngjashme