Atilla, Drenusha dhe fitorja e Donald Trump në Amerikë - NACIONALE

Atilla, Drenusha dhe fitorja e Donald Trump në Amerikë

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Fraza “stay woke” më së miri në shqip ishte përkthy ose ishte përshtatë: ‘hapi sytë’, ‘bëhu vigjilent’, ‘kujdestaro’, ‘bëhu i kujdesshëm’.

Në ShBA kjo frazë është shndërru në lëvizje shoqërore politike diku para afro 15 vitesh.

Personat me ngjyrë, gejët, gratë, i kanë thënë njëri tjetrit ‘stay ëoke’, hapi sytë, mos flej.

Kjo pretendon më u bë njëfarë policie e paautorizuar, që me iu kundërvënë çdo agresori dhe agresioni. Me të drejtë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dallimet kulturore janë masive. Në Nju Jork dhe Los Angeles, në qytetet dhe fshatrat që shtrihen në mes të shtetit, në atë që njihet si ‘Rripi i Biblës’ dallojnë si nata me ditë. Nuk duken sikur janë duke jetuar në një shtet. Në mesin e Amerikës edhe fshatrat janë konservativë, të krishterë dhe kryesisht të bardhë.

Qendrat urbane janë liberalë, racash dhe kulturash të ndryshme, opinionesh gati deri në perverse kohë pas kohe.

Çdo dekadë, akronimit LGBT, ia shtojnë minimum edhe nga një shkronjë sepse del dikush dhe thotë se ka preferencë seksuale të ndryshme.

Këta të organizatës joformale Woke, ndër vite e kanë zgjeru veprimtarinë e tyre në shoqëri.

Këta janë super të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj çdo deklarate, aludimi ndaj çdo kujt, që në çfarëdo mënyre nuk është pajtu me risitë kulturore ose me trended e reja në lëminë e seksit dhe të drejtat e njeriut.

Nëse dikush ka thënë paradite se është straight, masdite është gej, në mbrëmje transgjinor dhe dikush në çfarëdo forme është tallë me këtë diskutim, këta të Ëoke janë turrë dhe e kanë shpallë jotolerant, bullizues, katundar, racist.

Nëse dikush ka deklaru se është i bardhë, e është straight dhe i krishter këta gjithashtu e kanë denoncu si supremacist me prirje naciste.

Nëse dikush ka kërku që në formular me shkru ‘baba, nana, gjinia’, këta kanë thënë se kjo është banale dhe mbetje historike.

Sipas tyre, çdo gjë është relative. Relative është baba e nana, relative është gjinia.

Në dekadën e kalume, në Twitter, ishte vendosur fushëbeteja ku luftoheshin e linçoheshin ‘katundarët, të prapambeturit, provincialët’.

Për shkak të aksioneve të tyre, njerëzit largoheshin prej punës e ilozoheshin.

Gradualisht, filloi e u bë krim në vete, nëse ti i takoje një komuniteti shumicë.

Pjesëtarë të kësaj lëvizjeje, gradualisht u inflirtuan në politikë, kryesisht në Partinë Demokratike. Këta nuk të falin: nuk ka komb, nuk ka fe nuk ka gjini. Kush mendon se ka, i shkon koka.

I pari që e nuhati një mundësi të madhë për t’iu kundërvënë kësaj lëvizje në masë, është Donald Trump.

Trump, në vitin 2016 doli në skenë dhe filloi të flaës për shumë tema që shumëkush i ka mendu po nuk guxonte t’i thoshte.

U bë avokat i shumicës. Shumica ishin të krishterë, të bardhë dhe heteroseksual.

Donald Trump dëshmoi se e kishte lëkurën e trashë; sa më shumë që e sulmonin për idetë e tij, aq më shumë forcohej lëvizja e tij.

Trump vetëm e dyfishonte dozën. Ai e kishte të qartë se kujt po i apelonte e kush ishte audienca e tij.

Ai e dinte se shumica mendonte si ai, po nuk guxonte me folë.

Prandaj, në sondazhe ai del vazhdimisht shumë më keq sesa realisht është.

Njerëzit mendojnë se është turp edhe nëse tregojnë se e kanë votu Donald Trumpin. Sigurisht se ka edhe detaje të tjera, por ky është thelbi.

Në anën tjetër, Partia Demokratike, e posaçërisht ajo e qendrave metropolitane, kozmopolitane si Nju Jork dhe LA lëvizi kah ekstremet kulturore, aty ku çdo gjë është relative përveç mendimi i lirë i cili nuk është i lirë për tema të caktume.

Prandaj, votuesit nuk ishin të gatshëm që kaq shpejt e kaq lehtë të largoheshin nga identiteti i tyre.

Shumë votues, janë të bindur që Donald Trump nuk është figura ideale që t’i prijë kësaj lëvizje.

Por megjithatë ai është më i guximshmi që u shfaq në skenë për ta kapitalizuar këtë sentiment.

Pse përmenda Atillan dhe Drenushën në këtë videokoment?

Para disa ditësh ndodhi një kryengritje në rrjete sociale, pse në Big Brother u fut një burrë që quhej Atila, për të cilin gruaja e tij Drenusha ka deklaruar se ka ushtruar dhunë fizike.

Mirëpo, të dy janë pajtuar që të bëhen pjesë e një shoë që quhet Big Brother.

Ndaj Atilës, nuk kishte kurrfarë vendimi të Gjykatës apo Policisë që ia ndalonte të jetë afër ish-bashkëshortes, nuk ia ndalonte as kjo e fundit.

Të dytë kërkonin famë e para, qoftë edhe në kurriz të dramave familjare nëpër të cilat kishin kaluar.

Mirëpo Lëvizja ‘Ëoke’ nuk e lejon këtë. Sepse sipas tyre, shfaqja e Atillës në hapësirë publike krah gruas, është mesazh i keq.

Ata duan që edhe BigBrother të shndërrohet në një emission ku ka vlera të mirëfillta.

Ata nuk shqetësohen shumë për korrupsionin, kapjen e shtetit, ama janë të pakompromis në disa tema për të cilat pjesa tjetër i këqyrë me habi.

Klan Kosova u dorëzua edhe i tha këtij Atillës, largohu prej këtu.

Vjen një moment, patjetër që do të vjen, kur edhe tek ne do të shfaqet një Donald Trump le të themi në versionin e Shaban Shalës.

Lajme të ngjashme