Aeroporti i ri i Kosovës gjendet në Kukës, atje biletat janë shumë më lirë - NACIONALE

Aeroporti i ri i Kosovës gjendet në Kukës, atje biletat janë shumë më lirë

11 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala pas disa postimeve në rrjete sociale lidhur me Aeroportin e Kukësit, mori ftesë nga menaxhmenti i këtij aeroporti për ta realizuar një vizitë atje.

E përvojën e tij, Buzhala e ka ndarë në facebook për ndjekësit.

Ai ka shkruar se nga ky aeroport, mund të realizohen udhëtime në vende të ndryshme të Evropës, dhe me çmime shumë të përshtatshme.

Nisin nesër zyrtarisht fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, do të ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu – Balkanweb.com – News24

Buzhala ka krahasuar këtë aeroport me atë të Shkupit, duke vënë theksin te sjellja e policëve të cilët gazetari i përshkruan se në Kukës janë sikur asistent të pasagjerëve.

Rrëfimi i plotë i Berat Buzhalës pa ndërhyrje:

Meqe ke shkruar keto dite per aeroportin tone, a do te doje te vije te na vizitoje?

Qishtu me tha, njani qe me thirri ne telefon prej Aeroportit te Kukesit.

"Po moj, me kenaqesi, vec a duhna me ardhe me avion deri atje, a mundem me ardhe me kerr?", i thash.

"Jo jo eja me veture, se eshte afer", me tha.

Aeroporti i Kukesit, me kerr, larg prej Prishtinës është rreth 1 ore. Tyben duhet me i pasë rreth 100 kilometra.

Nejse, i hypa kerrit e shkova. Kur ta kalojsh kufinin, pak pa mbrri ne Kukes, kthehesh djathtas. Jane shenjat aty, ama eshte shume interesant qysh do shenja i vrejme vec kur te na duhet. Une shkoj ne Tirane kah dy here ne jave, e kurre nuk e kisha pas vrejt shenjen "aeroport". A ndoshta kam mendu JFK.

Pastaj kur e pashe ndertimin dhe fasaden, m'u kujtu qe e kam pa Edi Ramen kur e ka peruru. M'u kujtu qe edhe kam pas bo hajgare me kete investim dhe me keto fluturime 😂.

Te dera me priti menaxheri i Aeroportit dhe me mori per nje shetitje neper ndertesen e Aeroportit. Me tahmin krejt objekti eshte i madh sa nje shkolle relativisht e madhe.

Prej Kukesit, qysh me tha menaxheri, e qe besa si cici qe jam qysh e kam kqyre edhe une vete, realizohen fluturime ne kater destinime te ndryshme ne Evrope, si Basel, Vjene, Mynih dhe Karlsrue.

Une per veti jam prej atyne qe budallakisht i shpenzojne 100 ose 200 euro ne nje pazar palidhje, kurse bllokohna ne kompjuter me e gjete nje bilete qe kushton 10 euro ma lire. Shume gezohna kur e gjoj, Nese e gjoj 100 euro ma lire? Me doket se fale po shkoj. Jam ne gjendje me bo connecting flights, vec a ma qet pak ma lire. Se di pse.

Eh, ne Kukes e ke kete mundesi. Fluturimet ne keto destinacione kushtojne prej 20 deri ne 100 euro. Shume shpejt priten edhe destinacione te tjera.

"Mbi 80 perqind e udhetareve jane nga Kosova", me tha menaxheri. Normalisht qe jane, deshta me i thane, dojne me na hanger per se gjalli atje te na. Turku vec cka nuk na ka hy edhe dajak 😂.

Aeroporti i Kukesit, pervec tjerash, shume i lezetshem, se mundesh me hy e me dale per 5 minuta. Si me shku te dikush me nejt. Nuk tutesh qe po e ngaterron Gate'in, se vec qaj fluturim eshte.

Une, kur te shkon nana jeme dikah me Aeroplan, gjithe e kam kasavet se ka me mu lajmeru prej Afrikes Jugut. Ne Kukes kjo nuk mundet me i ndodhe. Nuk ka cka me ngaterru. Plus, bie fjala per dallim nga Aeroporti i Shkupit, ku edhe ai roja te dera te sillet si polic, ne Kukes edhe policia te sillen si asistent.

E urrej Aeroportin e Shkupit vec per nje gje: Prej check in'it e deri te stjuardesa, secili te shitet si autoritet i larte policor, qe te len me kuptu se mundet me te kthy, edhe qe te len me kuptu qe ta ka inati kapak. Fuck off.

Nuk ka shqiptare qe nuk ankohet per cmimin e biletave te nalta, posacerisht veres, prandaj edhe po e perkrah kete aeroport, me krejt fuqine qe e kam. Tregu i cmimeve te biletave eshte teper i monopolizume. Kena nevoje me e thy kete gjendje. A e dini bre qe s'i te dilni jashte Kosoves, edhe rezervimet ne minutin e fundit kushtojne ma lire se rezervimet ne Kosove 1 vjet ma heret.

Une po besoj qe Kukesi tash ka nevoje me hy ne treg, me e deshmu veten, edhe me qene konkurrues. E vetmja menyre per me e bo nje gje te tille eshte permes cmimeve, permes aferesise me Kosoven, permes thjeshtesise se nderteses dhe operimit. Duhen me bo dicka qe aeroportet tjere nuk e bojne.

Kurrgjo tjeter nuk po me intereson, pervec: Thymjes se monopolit, kriijimit te nje aeroporti alternativ, cmimet me te lira, sherbimit me te mire. Ah, edhe me u ni si n'shpi tanen.

Aeroportet e medha e me shume njerez brenda ta shkaktojne njefar bezdie dhe pasigurie. Duhesh me i keqyr kushedi sa ekrana, kushedi sa gejta, per me u siguru a mos po te ike i yti. Ne Kukes mundet me ardhe piloti personalisht me te thane "hajde a po shkojme kadale". Nice. Nuk e di sa zgjate, mirepo sado qe te zgjate, eshte me mire se sa qe eshte tash.

Perndryshe kete Aeroport e paten ndertu arabet. Saktesisht ne keto hapesira, qysh po tregojne edhe fotot, para 24 vjeteve kane qene te vendosur gjysme milioni refugjate te Kosoves, qe ikshin prej luftes.

p.s.

Aeroportin e Kukes, sikurse ate te Tiranes, tash e menaxhon kompania e Shefqet Kastratit. Nese me kalimin e kohes do te behen manipulime me cmime do te jam i pari qe do te raportoj per kete teme, sikur qysh kam raportu per benzin. Per momentin, une jam i bindun qe ky Aeroport, per kosovaret eshte lajm i mire dhe lajm i lire.

Lajme të ngjashme