2 milionë euro të pareve tua për 20,000 vota shtesë! - NACIONALE

2 milionë euro të pareve tua për 20,000 vota shtesë!

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Dardan Sejdiu

Po thone: “Edhe shtetet tjera subvencionojne linja ajrore per turizem.”

Po. E vertete. Per kete arsye Wizz e RyanAir jane ne aeroporte te regjionit duke e zgjeru aktivitetin e ne Prishtine po e tkurrin!

Shtetet serioze subvencionojne linja ajrore.

Por shtetet serioze nuk e bejne kete 10 dite para zgjedhjeve.

Nuk e bejne prej nje qeverie ne detyre.

Nuk e bejne pa transparence e prokurim!

Nuk e bejne pa kritere te qarta e pa ligj!

Nuk e bejne per destinacione te mergates ne javen e zgjedhjeve.

Dhe mbi te gjitha, nuk e fshehin panikun elektoral pas fjales “turizem”.

Sepse nese kjo qenka per turizem, pse quhet “Mbeshtetja e Mergates”?

Nese qenka politike zhvillimore, pse u kujtut tash?

Nese qenka vendim normal shteteror, pse nuk u be ne janar, ne shkurt, ne mars, apo para nje viti? Apo edhe veres kur cmimet shkojn deri ne 1000 euro!

Pse pikerisht tash?

Pse pak dite para zgjedhjeve?

Pse nga nje qeveri ne detyre?

Pse me 2 milion euro pare publike?

Kjo nuk eshte politike turizmi.

Kjo eshte inxhinjering elektoral me pare te shtetit.

Qe mos te keqkuptohem, mergata nuk eshte problemi!

Mergata eshte Kosove. Eshte familja jone. Eshte sakrifica jone. Eshte buka qe ka ardhe ne shtepi kur Kosova ka pas nevoje. Eshte paraja qe ka mbajte familje, ka shkollu femije, ka ndertu shtepi, ka pagu spitale, ka mbajte shprese gjalle.

Mergata duhet me ardhe. Ka te drejte me votu. Ka te drejte me kontribu. Ka te drejte me vendose per vendin e vet.

Por asnje pushtet nuk ka te drejte me e perdore mergaten si makineri elektorale.

Asnje qeveri nuk ka te drejte me perdore buxhetin e shtetit per me ia rregullu vetes rezultatin.

Asnje kryeminister ne detyre nuk ka te drejte me i marre paret e qytetareve dhe me i kthy ne bileta paniku per pushtetin e vet.

Ne fajt kjo eshte pyetja e vertete:

A po ndihmohet mergata?

Apo po ndihmohet pushteti?

A po zhvillohet turizmi?

Apo po organizohet ardhja e votave?

A po ndertohet shteti?

Apo po deformohet gara?

Me 2 milion euro mundesh me organizu dhjetera mijera udhetime.

Ne nje gare elektorale, kjo nuk eshte detaj teknik.

Kjo eshte nderhyrje politike ne barazine e zgjedhjeve.

Kjo eshte tentim me e mbulu voten e qytetarit qe jeton ketu.

Qytetarit qe paguan rrymen ketu.

Qytetarit qe pret ne spital ketu.

Qytetarit qe i con femijet ne shkolle ketu.

Qytetarit qe e sheh cdo dite qysh zbrazet Kosova.

Qytetarit qe ka jetu pese vjet me premtime, me arsyetime, me propaganda, me fatura, me cmime, me pritje, me zhgenjim.

Tash, kur po afrohet dita e votimit, ky pushtet po mundohet me e ndryshu atmosferen me para publike.

100 euro per qytetarin.

2 milion euro per fluturime.

Vendime ne minutat e fundit.

Pako paniku.

Kjo nuk eshte qeverisje.

Kjo eshte frike.

Dhe frika e pushtetit nuk duhet me u pagu prej xhepit te qytetarit.

Nese e keni pas seriozisht turizmin, ku ishit pese vjet?

Nese e keni pas seriozisht mergaten, ku ishit kur pritshin me ore ne kufi?

Ku ishit kur paguanin bileta te shtrenjta cdo vere?

Ku ishit kur donin me investu ne Kosove e shteti ua kthente administraten ne labirint?

Ku ishit kur femijet e mergimtareve nuk kishin lidhje te organizuar me shkolla, kulture, gjuhe e ekonomi ne Kosove?

Ku ishit kur Kosova humbte njerez cdo vit?

Mos na shitni panikun si dashni.

Mos na shitni logjistiken elektorale si turizem.

Mos na shitni perdorimin e mergates si patriotizem.

Patriotizem eshte me e respektu voten.

Patriotizem eshte me e mbrojt barazine e zgjedhjeve.

Patriotizem eshte mos me perdore buxhetin e shtetit si fond fushate.

Patriotizem eshte me e lane qytetarin me vendose lirshem, pa pako, pa bileta, pa presion, pa blerje, pa mashtrim.

Prandaj pergjigjja duhet me qene e qarte.

Me 7 qershor, dil voto.

Voto per veten.

Voto per femijet tu.

Voto per familjen qe jeton ketu.

Dhe ndeshkoje kete sjellje.

Ndeshkoje panikun.

Ndeshkoje arrogancen.

Ndeshkoje perdorimin e buxhetit per pushtet.

Ndeshkoje tentimin me ta deformu voten.

Kosova nuk eshte aeroport elektoral.

Kosova nuk eshte pako 100 euro.

Kosova nuk eshte kalkulim i nje pushteti ne panik.

Kosova eshte shtepia jone.

Dil voto.

Ndeshko.

Lajme të ngjashme