'Çfarë vetëdemaskimi': Kasolli me analizë për tentimin e Muratit për t’u shfajsëuar për tenderët njëburimor - NACIONALE

'Çfarë vetëdemaskimi': Kasolli me analizë për tentimin e Muratit për t’u shfajsëuar për tenderët njëburimor

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Çfarë vetëdemaskimi”.

Kështu e pa ish-deputeti i Vetëvendosjes, filozofi Afrim Kasolli tentim-arsyetimin e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për kontratat pa publikim kontrate – ose ndryshe të quajtura edhe ‘tenderë njëburimorë’ – ku përfundoi duke bërë krahasim mes qeverisjet e kaluara.

“Nga pretendimi se po vepron në përputhje me ligjin në fund kërkon apologji politike te pretendimi që ende shkeljet e pushtetit nuk paskan arriture në nivelin e qeverive të kaluara”, ka shkruar Kasolli.

“I vetëdijshëm se justifikimi ligjor nuk njafton për ta arsyetuar këtë formë të përdorimit të parasë punblike, atëherë i vetmi shpëtim i mbetet krahasimi me ‘regjimin e vjetër’”, shkroi mes tjerash Kasolli.

Postimi i plotë:

Per t'u mbrojtur nga sterperdorimi i kontratave një burimore, apo sic preferon t'i quaj sipas termit zyrtar "procedurave te negociuara" ministri Murati, po thote se nuk ka asgje te keqe ne kete drejtim, sepse kete mundesi e lejon ligji. Dhe jo domosdoshmërisht ato mund te jene me te korruptuara se sa kontratat e hapura.

Fillimisht ne asnje moment nuk e specifikon se ne cfare rrethana e lejon ligji. Per ta shnderruar kete menyre te kontraktimit si norme konstante, apo vetem ne raste te jashtëzakonshme? Sepse nese ato mund te perdoren si lloji i kontratave te hapura pa asnje kufizim, atëherë pse te ekzistojnë te dy modelet?

Ne anen tjeter i vetëdijshëm se justifkimi ligjor nuk mjafton per ta arsyetuar kete forme te perdorimit te parase publike, atëherë i vetmi shpëtim i mbetet krahasimi me "regjimin e vjeter". Ku megjithatë numri i tyre sipas tij paska qene me i madh se ne "regjimin e ri"

Cfare vetedemaskimi. Nga pretendimi se po vepron ne përputhje me ligjin ne fund kerkon apologji politike të pretendimi qe ende shkeljet e pushtetit nuk paskan arritur nivelin e qeverive te kaluara.

Lajme të ngjashme