Zyrtari i VV-së flet për "Big Brother", e lidh me cinizmin e nihilizmin
Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka shkruar një status ku ka komentuar konceptin e VIP. Natyrisht, z. Zaimi e komentuar edhe Big Brotherin, një nga emisionet më të shikuara në Kosovë e Shqipëri të reality shout.
Ai ka dhënë një interpretim interesant në lidhje me arsyet pse shfaqet ky emision.
“Sepse ju duan pasivë, dhe voyeur-izmi është më pasivi prej pasioneve (e mbi të ngrihet krejt koncepti i shoëbizz-it, i paparacëve, i reality-ve, i BBV-ve e ku di unë).
Sepse ju duan cinikë e nihilistë, dorëheqës e dorëzues, mosbesues në asnjë vlerë shoqërore, por thjesht jargëzues si qeni i Pavllovit, sa herë që ju tregojnë diçka të shijshme.” – shkroi ai, ndër të tjera.
