Zyrtari i PSD-së për telefonatën e Osmanit me Hovenier: Dinjiteti u redaktua në “aman, na thuani ta shtyjmë vendimin”
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Lisjan Perolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Omani “kanë qelë gropën në të cilën kanë sharruar”.
Pas deklaratës së presidentes Osmani, se ajo telefonoi ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier për të shtyrë zbatimin e gjobitjes për targat ilegale, Perolli ka thënë se dinjiteti, u reduktua në “aman, na thuni ta shtyjmë vendimin”.
“Kurti e Osmani kanë qel gropën në të cilën kanë sharru deri në gjunjë e në fund, gjithë ai DINJITET, gjithë ajo KRENARI, gjithë kjo katrahurë për shtrirje të rendit e ligjit, të sovranitetit të Kosovës, u reduktua në “aman, na thuni ta shtyjmë vendimin se s’po kemi çka t’bëjmë tjetër.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
A ju kujtohet kur Kurti si arsyetim për shtyerjen e vendimit për targa tha se e ka lutur ambasadori amerikan sepse ai dinte diçka më shumë se Kosova?
Dëgjojeni tash presidenten. Ajo ka telefonuar ambasadorin amerikan Hovenier per t’ja kërkuar shtyrjen e vendimit për targa për 48 orë. Kujt? Kosovës. Imagjinojeni! Presidentja thërret ambasadorin që t’i thotë qeverisë së Kosovës që t’shtyej vendimin për targa për 48 orë, vendim që qeveria e Kosovës e ka vendos!
Kurti e Osmani kanë qel gropën në të cilën kanë sharru deri në gjunjë e në fund, gjithë ai DINJITET, gjithë ajo KRENARI, gjithë kjo katrahurë për shtrirje të rendit e ligjit, të sovranitetit të Kosovës, u reduktua në “aman, na thuni ta shtyjmë vendimin se s’po kemi çka t’bëjmë tjetër.”
