Zyrtari i OKB-së: E mbështesim dialogun Kosovë – Serbi, besimi ndërmjet komuniteteve i rëndësishëm - NACIONALE

Zyrtari i OKB-së: E mbështesim dialogun Kosovë – Serbi, besimi ndërmjet komuniteteve i rëndësishëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca, i cili ka vizituar Kosovën, ka thënë se OKB-ja e mbështet dialogun Kosovë – Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Duke shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai ka thënë se është rëndësishme që në Kosovë të respektohet të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në platformën “X”.

Lajme të ngjashme