Zyrtari i LDK-së pas marrëveshjes së Tahirit në Vushtrri: Kurti nuk bashkëpunon, ai përtyp njerëz - NACIONALE

Zyrtari i LDK-së pas marrëveshjes së Tahirit në Vushtrri: Kurti nuk bashkëpunon, ai përtyp njerëz

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së arritur dje ndërmjet kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes, Sylejman Meholli.

“Çdokush që hyn në marrëveshje me Albin Kurtin është i paracaktuar të dështojë — veçanërisht nëse dëshiron të ruajë individualitetin e vet. Kurti nuk bashkëpunon, ai përtyp njerëz – si një gomë përtypëse që e hedh sapo i humbët shija”, ka shkruar Gecaj.

Ai ka theksuar se Kurti që nga koha e paraluftës e sheh LDK-në si armikun e tij të vërtetë, pasi sipas tij, ajo përfaqëson themelin mbi të cilin është ngritur shteti i Kosovës.

“Ky njeri, që po e ndan popullin më thellë se kurrë dhe po e izolon Kosovën nga miqtë e saj ndërkombëtarë, duhet izoluar politikisht për të mirën e vendit”, ka përfunduar ai, duke shoqëruar postimin me fotografinë e disa prej “viktimave të përtypura” nga Kurti”, tha ai.

Lajme të ngjashme