Zyrtari i lartë i Hamasit thotë se grupi ende nuk ka marrë ndonjë propozim për çarmatosje - NACIONALE

Zyrtari i lartë i Hamasit thotë se grupi ende nuk ka marrë ndonjë propozim për çarmatosje

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha se grupi ende nuk ka marrë ndonjë propozim për çarmatosje nga ndërmjetësit e armëpushimit në Gaza dhe e përsëriti qëndrimin e Hamasit për të mos i dorëzuar armët.

“Ne nuk kemi pranuar nga ndërmjetësit ndonjë draft ose propozim zyrtar në lidhje me armët e rezistencës” – tha Hamdani, duke shtuar se Hamasi ende nuk ka një qëndrim zyrtar rreth “ngrirjes” së armëve të veta – masë që e ka propozuar si alternativë ndaj çarmatosjes së plotë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Përpjekja e armatosur e palestinezëve “është një e drejtë për aq kohë sa pushtimi [Izraeli] mbetet” – tha më tej zyrtari i Hamasit.

Hamdani gjithashtu e përsëriti pozicionin e Hamasit se Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit, e cila planifikohet që ta ruajë sigurinë në Gaza sipas planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, duhet të dislokohet vetëm në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, “për t’i parandaluar armiqësitë kundër njerëzve tanë, në pajtim me planin e Trumpit”.

Ai tha se Hamasi ia ka bërë të ditur këtë qëndrim Qeverisë së Indonezisë, e cila të hënën njoftoi se do të kontribuonte me mijëra trupa në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Lajme të ngjashme