Zyrtarët e VV-së e shajnë “Bon Vivantin”, harrojnë se shumë kolegë të tyre e vizitojnë atë - NACIONALE

Zyrtarët e VV-së e shajnë “Bon Vivantin”, harrojnë se shumë kolegë të tyre e vizitojnë atë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përleshjeve të mbrëmshme me armë zjarri në “Bon Vivant”, ku ka mbetur një i vrarë dhe disa të plagosur, zyrtarët e VV-së kanë filluar kritikat ndaj këtij lokali.

Deputetë, zëvendësministra dhe aktivistë të partisë në pushtet, kanë përmendur se pronar i këtij lokali është Uran Ismalili, i cili është edhe nënkryetar i PDK-së.

Ata kanë kërkuar prej mediave që të raportohet ky fakt.

Duket se ata kanë harruar se ky lokal frekuentohet edhe nga zyrtarët e lartë të partisë në pushtet.

Fotografitë që ka siguruar gazeta Nacionale, shihet se shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, kishte postuar edhe fotografi nga ky lokal.

Në fotografinë e postuar nga ia shihet edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lajme të ngjashme