Zyrtarët e BE-së nuk komentojnë nëse ka një kornizë të re për dialogun - NACIONALE

Zyrtarët e BE-së nuk komentojnë nëse ka një kornizë të re për dialogun

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk komentojnë aludimet nëse ekziston një kornizë e re për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton rtklive.com.

“Si rregull i përgjithshme dhe çështje e parimi ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediet, sa i përket autencitetit e as përmbajtjes”, u përgjigj zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i pyetur t’i konfirmojë pohimet se ekziston një dokument i ri.

Stano, gjithashtu, rikujton se pikërisht për këtë çështje është pyetur edhe përfaqësuesi i veçantë për dialog, Miroslav Ljҫak gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kur ai ishte shprehur i habitur me përmendjen e një, siҫ thuhet, ‘armature të re” në dialog.

Peter Stano lidhur me këtë vetëm përsëriti se në vizitën e fundit të Lajҫakut me dy diplomatët nga Gjermania, përkatësisht Franca, u përcoll mesazhi i qartë se çështjet e vështira politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit gjithëpërfshirës duhet të trajtohen në një mënyrë më të vendosur dhe më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren.

Lajme të ngjashme