Zyrtare: Rusia përjashtohet nga Kampionati Evropian 2024
Kombëtarja e Rusisë është përjashtuar nga kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.
Pas përjashtimit që iu bë në Kampionatin Botëror 2022, tani është vendosur që ata nuk do të marrin pjesë as në Kampionatin Evropian 2024.
Ishte UEFA që përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Rusia nuk do të garojë në Euro 2024, shkaku që vazhdojnë me pushtimin e Ukrainës.
“Të gjitha skuadrat ruse janë pezulluar aktualisht pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të 28 shkurtit 2022, një vendim i konfirmuar gjithashtu nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk përfshihet në shortin për kualifikimet për UEFA-n e Futbollit Evropian Kampionati 2022-24”, shkruhet në komunikatë.
🏆 🇩🇪 The qualifying system for #EURO2024 has been finalised. Hosts Germany qualify automatically, with 53 nations vying for the other 23 places.
— UEFA (@UEFA) September 20, 2022
🔟 group winners and 10 runners-up qualify for the finals.
3️⃣ spots decided by play-offs in March 2024.
Full info: ⬇️