Zyrtare: Besar Halimi vazhdon karrierën në Qipro, kalon te Apollon Symrni
Mesfushori sulmues Besar Halimi ka kompletuar kalimin te skuadra nga Qipro, PAE Apollon Smyrni.
Skuadra e njohur në Qipro përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur marrëveshjen me Halimin, por duke mos bërë të ditur se për sa vite ka nënshkruar kontratë.
Për më shumë, mund ta lexoni komunikatën e plotë të skuadrës nga Qipro:
“PAE Apollon Smyrni njofton blerjen e futbollistit, Besar Halimi. I lindur në Frankfurt, më 12.12.1994, me origjinë nga Kosova, luan si mesfushor”.
“Skuadra e tij e fundit ishte skuadra letoneze Riga, ndërsa nga departamentet e infrastrukturës së Eintracht Frankfurt u bë profesionist në ekipin e dytë të Sttutgartit. Ai u ble nga Mainz dhe vazhdoi si huazim në FSV Frankfurt. Ndalesat e radhës në karrierën e tij ishin Brodby në Danimarkë dhe Sandhausen në B. Gjermani”.
“Ai është ndërkombëtar me Kombëtaren e Kosovës me 33 paraqitje dhe 4 gola. Ai ka qenë edhe futbollist i kombëtareve “të vogla” të Gjermanisë”, shkruhet në komunikatën e tyre, ku edhe pak a shumë flitej për biografinë e futbollistit.