Zyrtare: AC Milan kompleton transferimin e Malick Thiaw
AC Milan ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Malick Thiaw nga Schalke 04.
Gjermani ka nënshkruar kontratë afatgjatë që do ta mbajë në "San Siro", për se paku deri në vitin 2027.
Përmes një komunikate zyrtare, Milan bëri të ditur transferimin e mbrojtësit gjerman.
"Gjermani i është bashkuar klubit. AC Milan është i lumtur të njoftojë se Malick Thiaq i është bashkuar klubit përfundimisht nga Schalke 04. Mbrojtësi gjerman ka nënshkruar kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2027", shkroi kampioni i Italisë.
Official Statement: Malick Thiaw ➡️ https://t.co/HRB54Nfwx6
— AC Milan (@acmilan) August 29, 2022
Comunicato Ufficiale: Malick Thiaw ➡️ https://t.co/6EppBpG9df #ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/FrJk1yl5TT