Zyra e Petkoviq e tepron: Për fajin e Kurtit, në Kishnicë është vendosur një tabelë me mbishkrimin UÇK
E ashtuquajtura "Zyra për Kosovën" në Beograd, e drejtuar nga Petkoviq, ka lëshuar një njoftim me pretendimin se në Kishnicë afër Graçanicës, është larguar emri i Kishnicës në gjuhën serbe. Po ashtu, sipas tyre, në atë lokacion, është vendosur një tabelë ku shkruan UÇK.
Këto ngjarje sipas zyrës në fjalë janë kërcnim i drejtpërdrejt për serbët. Kjo zyre, shkon edhe më larg në pretendimet e tyre, ata pohojnë së përgjegjës për këto veprime është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, pretendohet në njoftimin e kësaj zyre, meqë rast ata etikituan UÇK-në me përshkrime të pambështetura si “kriminale” dhe “terroriste”.