Zyra e BE-së i kërkon kujdes Kuvendit: Ngre shqetësime për emërimet në Komisionin e Jurisprudencës - NACIONALE

Zyra e BE-së i kërkon kujdes Kuvendit: Ngre shqetësime për emërimet në Komisionin e Jurisprudencës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e emërimeve në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, duke ia adresuar ato kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, përmes një letre të nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së, Eva Palatova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë shkresë, BE-ja vlerëson se zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në perceptimin për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe në respektimin e standardeve që lidhen me sundimin e ligjit. Sipas qëndrimit të BE-së, emërimi i anëtarëve të rinj nga Qeveria nuk duhet të ketë për pasojë përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarëve ekzistues të komisionit, pasi një veprim i tillë mund të hapë çështje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

BE-ja ka kërkuar nga Kuvendi që të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës me kujdes dhe të mos mbështesë procedura që mund të cenojnë këto parime. Po ashtu, është theksuar se emërimet në këtë komision duhet të zhvillohen në mënyrë transparente, mbi bazë merite dhe në harmoni me standardet evropiane.

Lajme të ngjashme