Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet
Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Rusia prej kohësh, përmes veprimeve të saj, është dëshmuar ndryshe nga deklarimet e saj dhe se partneriteti me këtë shtet po shihet gjithnjë e më shumë si barrë strategjike.
“Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit. Por, ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve të saj dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar”, thuhet në një postim në Facebook të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Sipas saj, për shumë qeveri tashmë shtrohet pyetja nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen.
“Për shumë qeveri, sot çështja është nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen. Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, thuhet në postim.