Zyba i VV-së shprehet me gjuhë të urrejtjes ndaj Nacionales
Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka bërë një linçim të radhës ndaj gazetës Nacionale.
Zyba me anë të një statusi në Facebook ka pretenduar që Nacionale është mes dy medieve në gjuhën shqipe që citohen më së shumti në Serbi.
“Dy mediet në gjuhën shqipe që citohen më së shumti në Serbi janë “Nacionale” i Berat Buzhalës dhe “AlbanianPost” i Baton Haxhiut. A thua pse?!” - ka shkruar ai, duke nxitur gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.
Ai nuk ka ofruar ndonjë provë për pretendimin e tij, dhe po ashtu nuk është lodhur që të ofrojë ndonjë argument se pse citimi nga mediet në Serbi (e ku, nuk ekzistojnë vetëm ato pro regjimit të Vuçiqit) mund të jetë gjë e keqe në vete.
Gjuha linçuese nga vartësit e kryeministrit Kurti ndaj medieve dhe gazetarëve vazhdoi edhe sot pas një takimi të thirrur nga lideri opozitar Lumir Abdixhiku.
Statusi i plotë:


