Zv.ministri nga Guxo sulmon debatet televizive, pretendon se po portretojnë Qeverinë si “djalli vetë” - NACIONALE

Zv.ministri nga Guxo sulmon debatet televizive, pretendon se po portretojnë Qeverinë si “djalli vetë”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka kritikuar mediat e vendit që sipas tij, realizojnë shumë debate politike që kanë temë kryesore qeverinë.

Gashani, i cili është edhe anëtar i listës Guxo, ka thënë se në shumicën e debateve që servohen, portretizohet se “qeveria dhe presidenca ka dështuar, ka qenë gabim, ka performuar varfër, ka qenë e keqe, ka qenë djalli vetë.”

“Edhe nëse kjo do t'ishte ndonjë qeveri (e presidencë) autokratike, diktatoriale, fashiste a kriminale e kushedi çfarë shteti - fqinj apo në skaj të botës - kjo, thjesht, nuk ka mundësi të ndodhë,” ka shkruar ai.

Më tej, zv ministri ka kërkuar që të mendohet më shumë për të kuptuar se kush po e kontaminon sferën publike.

Lajme të ngjashme