Zv/kryeministri i Maqedonisë: Raporti i Dick Martyt i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare - NACIONALE

Zv/kryeministri i Maqedonisë: Raporti i Dick Martyt i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përmendur raportin e Dick Marty-t që sipas tij, i vendosi njollë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se kjo është një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën, bazuar në gënjeshtra.

“Një tjetër paragjykim shkatërrues që duhet të përmend është raporti famëkeq i ish-senatorit zviceran, Dick Marty, që i dha një dimension kaq të pabesueshëm dhe i vuri njollë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Një shpikje që përputhet me propagandën e Putinit për Ukrainën bazuar në gënjeshtra, i ktheu ato në fakte të paverifikuara, pavarësisht faktit se Kombet e Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përballë raportit të rremë dhe i mbylli hetimet si të pabazuara”, tha ai.

Në këtë forum ndër të tjetra numri dy në Maqedoninë e Veriut, tha se duhet lënë pas mentalitetin diskriminues ndaj pozitës së grave.

Lajme të ngjashme