Zv/kryeministri i Malit të Zi: Në Prishtinë erdha me kënaqësi, Abazoviç prioritizoi vizitat në Beograd
Zëvendëskryeministri i Mali të Zi, Rashko Konjeviç i cili ishte për vizitë në Kosovë të premten, ka thënë për gazetën Reporteri, se ndjehet keq për ndërprerjen dy vjeçare të vizitavetë qeveritarëve malazezë në Kosovë.
“Më vjen keq që në këto 14 vite të marrëdhënieve tejet të mira bilaterale mes Malit të Zi dhe Kosovës, kemi pasur 2 vite ndërprerje në vizitat e zyrtarëve qeveritarë malazezë. Shpresoj që vizita ime në nivelin e Zëvendës Kryeministrit do të jetë një nxitje shtesë ndaj zyrtarëve në ekzekutiv që t’u kushtojnë më shumë vëmendje asaj se si i planifikojnë aktivitetet ndërkombëtare dhe vizitat”, tha ai.
Ai tha se Abazoviq, si një kryeministër shqiptarë, asnjëherë nuk vizitoi Kosovën, por vetëm Beogradin.
“Nuk e di pse Kryeministri Abazoviç ka prioritizuar vizitat në Beograd dhe nuk i ka ekuilibruar bashkëpunimet rajonale”, thotë Konjeviç.