Zv.Kryeministri harron krizat politike dhe ekonomike, mundohet t’i pajtojë tifozeritë - NACIONALE

Zv.Kryeministri harron krizat politike dhe ekonomike, mundohet t’i pajtojë tifozeritë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se deshiron t’i pajtojë mesvete tifozët e FC Shkupit dhe të Shkëndijës.

Ai tutje tregoi përkushtim të madh për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet të gjitha tifozerive në vend.

“Jam i hapur t’i takoj tifozeritë e të dyja klubeve, jo vetëm ato, por edhe tifozërite e tjera, në mënyrë që të kontribojmë në marrëdhënie të shkëlqyera vëllazërore midis këtyre tifozerive për arsye se sportit dhe publikut nuk i nevojiten tensione. Përkundrazi, të gjithë njerëzit që vizitojnë stadiumet shkojnë aty për të kaluar mirë”, tha Grubi.

Ndryshe, Artan Grubi është shqiptari më i pushtetshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme