Zulfaj e mban një takim si kryenegociator, thotë se Kosova e ka prioritet marrjen e statusit të vendit kandidat - NACIONALE

Zulfaj e mban një takim si kryenegociator, thotë se Kosova e ka prioritet marrjen e statusit të vendit kandidat

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Jeton Zufaj, kryenegociator i Kosovës, ka mbajtur një takim me ambasadorin e Austrisë, Georg Shnetzer.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, janë prioritet kryesore të kësaj qeverisje.

“Në takim u diskutua progresi në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave. Z. Zulfaj nënvizoi përkushtimin e institucioneve për të siguruar zbatim të qëndrueshëm në përputhje me afatet e përcaktuara.

Z. Zulfaj e konsideroi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim ndër prioritetet kryesore të qeverisë, në përputhje me progresin e arritur dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme