ZRRE: Nuk do të ketë rritje të çmimit për ngrohje me Termokos - NACIONALE

ZRRE: Nuk do të ketë rritje të çmimit për ngrohje me Termokos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka nisur sezoni ngrohës për të gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës, Termokos.

Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se sipas vendimit të Bordit nuk do të ketë rritje të çmimit për ngrohje, pra tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse, shkruan gazeta Nacionale.

“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në postimin e ZRRE-së në Facebook.

Lajme të ngjashme