ZRrE merr vendim: Jo dy muaj, KEK-u furnizues i fundit për bizneset për gjashtë muaj - NACIONALE

ZRrE merr vendim: Jo dy muaj, KEK-u furnizues i fundit për bizneset për gjashtë muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Si Furnizues i Mundësisë së Fundit për KEK-un që ishte për periudhë dy mujore për bizneset që s’kanë kontrata pas liberalizimit të tregut të energjis, Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka shtyrë periudhën për gjashtë muaj.

Kështu njoftoi ZRrE se ka vendosur në një takim të Bordit drejtues.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË

Seanca VII e Bordit të ZRRE-së në 2025

Më 12.06.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e shtatë (VII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka caktuar subjektin juridik KEK - si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë (6) mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026.

Sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, Bordi i ZRRE-së ka lëshuar autorizimin për shoqërinë “SVB” sh.p.k si dhe ka aprovuar kërkesat e “Vita Energy” sh.p.k dhe “VBS” sh.p.k për shtyrje të autorizimit. Poashtu, janë aprovuar kërkesat e “Infinit Power Solutions” sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_94/23 dhe ZRRE/Li_95/23 si dhe Air Energy sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_62/19, për ndryshim në kontroll të të licencuarit.

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat e trembëdhjetë (13) subjekteve juridike, ku përfshihet edhe një (1) kërkesë për modifikim, dhe katërmbëdhjetë (14) personave fizik për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1211 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org

Lajme të ngjashme