Zogiani e vlerëson si naive opozitën, thotë se telefonata e Kusari-Lilës ka qenë normale - NACIONALE

Zogiani e vlerëson si naive opozitën, thotë se telefonata e Kusari-Lilës ka qenë normale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfere, Avni Zogiani, ka vlerësuar se telefonat e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka qenë normale.

Ai ka kritikuar partitë opozitare që po merren me këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se opozita është naive.

“Pse çohen komplet një bllok opozitar e binden që fitojnë zgjedhje nëse merren me një telefonatë që përfshien një komunikim tërësisht normal brenda Parlamentit, veç kjo e djathta ekstreme përveç se e korruptuar, edhe fort naive është!”, ka shkruar Zogiani.

Lajme të ngjashme